LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.75%, Sejko: Rritja ekonomike është ngadalësuar lehtë në tremujorin I

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të ulëta dhe pranë objektivit, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje.

7 Maj 2025, 19:49 Nga M.B
Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.75%, Sejko:
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të ulëta dhe pranë objektivit, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje.

Sipas tij, në këndvështrimin e shportës së konsumit, qëndrueshmëria e inflacionit u përcaktua nga lëvizjet e barasvlershme në kahun rënës të inflacionit të ushqimeve dhe në kahun rritës të inflacionit të naftës dhe të mallrave të konsumit afatgjatë.

“Nivelet e ulëta të inflacionit të importuar pasqyrojnë rënien progresive të inflacionit në parterët tanë tregtarë dhe forcimin e kursit të këmbimit gjatë vitit të fundit. Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e inflacionit të brendshëm, në nivele konsistente me objektivin tonë të inflacionit, pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e vazhdueshme të pagave dhe të kostove të punës. Së fundi, rritja e ofertës së produkteve bujqësore vijon ta mbajë inflacionin e ushqimeve pranë niveleve minimale të dy viteve të fundit,” tha Sejko.

Sipas tij, të dhënat indirekte të vitit 2025 sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme pozitive, ndonëse disi më të ngadalta se ato të vitit 2024. Profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 duket se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar.

“Rritja ekonomike ka vijuar të pasqyrojë zgjerimin e konsumit familjar, investimeve të biznesit, dhe të ardhurave të turizmit. Rritja e konsumit dhe e investimeve të sektorit privat pasqyron bilancet e shëndosha të biznesit e të familjeve, besimin e tyre për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme financiare në vend. Nga ana tjetër, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, bilanci i shkëmbimit tregtar të mallrave pritet të ketë një kontribut negativ, ndërsa politika fiskale vijon të ruajë trajta konsoliduese. Ky profil kërkese vijon të ushqejë kryesisht zgjerimin e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë një ecuri më të ngadaltë,” tha Guvernatori.

Sipas tij, kërkesa relativisht e lartë për mallra e shërbime vijon ta mbajë ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri pasqyrohet në një treg pune të karakterizuar nga punësim në rritje, normë papunësie pranë niveleve minimale historike dhe rritje të shpejtë të pagave në sektorin privat. Në veçanti, këto të fundit u rritën me 9.5% në tremujorin e katërt të vitit të shkuar, duke ilustruar vijimin e zhbalancimeve të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Sikundër e kemi theksuar dhe më parë, rritja e shpejtë e pagave rrit të ardhurat e familjeve shqiptare, por ajo është premisë edhe për rritjen e kostove të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit. Ai theksoi se tregjet financiare kanë vijuar të shfaqen të qeta gjatë muajve të parë të vitit 2025. Tregu i parasë karakterizohet nga një situatë e mirë likuiditeti, prime të reduktuara rreziku dhe kushte financiare akomoduese.

Paralelisht me të, tregu valutor ka shfaqur një qëndrueshmëri më të lartë krahasuar me dy vitet e shkuara, ndonëse presionet sezonale vijojnë të jenë të pranishme. Kjo ecuri sugjeron një balancë më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun e brendshëm. Banka e Shqipërisë vlerëson se përditësimi i parashikimeve sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.

“Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit. Paralelisht me të, edhe punësimi e pagat pritet të vijnë në rritje, duke rritur mirëqenien e familjeve. Rritja e ekonomisë pritet të mbetet e qëndrueshme dhe pranë potencialit, çka do të mundësojë një nivel presionesh të brendshme inflacioniste në linjë me objektivin. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, presionet e brendshme priten të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e rritjes së shëndetshme të ekonomisë dhe pritjeve të ankoruara për inflacionin,” tha ai.

Guvernatori Sejko theksoi edhe njëherë se pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj. Sipas tij, vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të ketë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti. Në veçanti, shkalla dhe intensiteti i materializimit të tarifave dhe barrierave tregtare mund të gjenerojnë goditje me natyrë komplekse oferte dhe kërkese, të cilat mund të kenë një ndikim potencial negativ si në rritjen ekonomike ashtu edhe në inflacion./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës