Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 98.2 lekë.
TIRANA- Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 98.2 lekë. Këto vlera të kursit ishin shënuar për herë të fundit në muajin janar të këtij viti, ndërkohë që raportet mes Euros dhe Lekut po i afrohen përsëri niveleve më të ulëta historike, që ishin regjistruar në fund të vitit 2024.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një rënie e Euros në këto nivele me fillimin e sezonit veror ishte e pritshme. Sipas tyre, kjo rënie i detyrohet një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht për dy arsye. Së pari, fundjava e gjatë ka sjellë fluks të shtuar turistësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut, duke sjellë më shumë valutë. Së dyti, historikisht me afrimin e ditës së zgjedhjeve ka një zhvlerësim të monedhës së përbashkët, që mund të lidhet me përdorimin e eurove në fushatë.
Edhe vitin e kaluar, kursi i karakterizua nga një tendencë e mbiçmimit të Euros ndaj Lekut, që u kufizua vetëm prej ndërhyrjeve të paprecedenta të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, dujke arritur vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
Me rënien e inflacionit poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Pavarësisht ndërhyrjeve, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i Euros regjistroi edhe nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.
Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, është e qartë se rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe. Tendencat e kursit të këmbimit duken të jenë të ngjashme dhe këtë vit. Sipas agjentëve, oferta valutore duket në rritje, megjithëse rritja e turistëve të huaj, të paktën sipas statistikave të deritanishme, është ngadalësuar ndjeshëm. Për 3-mujorin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, politika fiskale vazhdon të ketë një natyrë shtrënguese, pavarësisht zgjedhjeve të afërta. Në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke parë tendencat e kursit, do të jetë e vështirë që një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.
Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve dhe ka prekur nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit. Rënia e Dollarit në muajt e fundit reflekton kryesisht ecurinë e kësaj monedhe ndaj Euros, si pasojë e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Investimet e biznesit në toka dhe ndërtesa pësuan rënie të mprehtë në vitin 2023 në raport ...
Foto TIRANË- Si ka qenë ecuria e ekonomisë në tri dekadat e fundit, sipas “ngjyrave” të partive që kanë qeve...
Foto TIRANË- Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritj...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria e Shqipërisë ndërmori një politikë “agresive” për rritjen e pagave në s...
Foto ilustruese EUROPA- Inflacioni i Eurozonës mbeti në nivelin 2.2% në prill, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke e ndë...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të...
Foto ilustruese TIRANA- Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke ref...
Foto TIRANË- Yield-et e bonove 12-mujore e mbyllën në nivele të ulëta edhe muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Sh...
Foto ilustruese TIRANA- ShA MEPSO (Operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut ) njoftoi se...
Foto ilustruese TIRANA- Aktiviteti i transportit është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT...