LIVE UPDATES
Ekonomi

Subvencionet/ Si do të llogariten kompensimet për familjet në nevojë tek ujësjellësit

Ujësjellësit për çdo familje që zbresin këtë shumë nga fatura mujore do të marrin në formën e subvencioneve këtë vlerë nga Agjencia Kombëtare për Ujësjellës-Kanalizimet.

4 Prill 2024, 10:16 Nga M.B
Subvencionet/ Si do të llogariten kompensimet për familjet në
Foto ilustruese

TIRANA- Familjet në nevojë, apo ato që njihen si kategori në ligjin për asistencën sociale, do të kompensohen për një vlerë 5 m³ ujë në muaj si një sasi minimale jetike. Ujësjellësit për çdo familje që zbresin këtë shumë nga fatura mujore do të marrin në formën e subvencioneve këtë vlerë nga Agjencia Kombëtare për Ujësjellës-Kanalizimet. Një udhëzim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë miraton metodologjinë që do të përdoret për shpërndarjen e subvencioneve ku përveç kompensimit që shkon për familjet në nevojë dhe që do të tërhiqet nga ujësjellësit si subvencion merr parasysh edhe pagesën e energjisë elektrike.

Konkretisht në dy pikat e para metodologjia nënvizon se “Subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (në vijim AKUK) në masën e planifikuar në ligjin vjetor të buxhetit, në përputhje me zërin buxhetor subvencione, me llogari ekonomike (603) dhe të gjithë shtesave të tjera të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave. Subvencioni sipas pikës 1 të kësaj metodologjie do të shpërndahet për të subvencionuar konsumin e parashikuar në pikën 4 të kësaj metodologjie, për kategoritë në nevojë”.

Por cilat janë në fakt këto kategori në nevojë. Sipas nenit 7 të ligjit për asistencën sociale janë pesë kategori të tilla si:

a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;

b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;

c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;

d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqëror.

Konkretisht këto kategori do të kompensohen në masën 100% për vlerën e faturuar deri në sasinë 5 m³/muaj (pesë metër kub në muaj) ujë të pijshëm për kontratë, për të përmbushur nivelin minimal jetik. Për këto kategori do të subvencionohet edhe tarifa fikse, tarifa e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur urban. Zbritja për kategoritë e përcaktuara në pikën 3 të kësaj metodologjie bëhet automatikisht në faturën mujore të gjeneruar nga shoqëria përkatëse ujësjellës-kanalizime.

Kompensimi sipas pikës 5 të metodologjisë jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht nëse ato mund të kenë në përbërje persona që përfshihen në më shumë se një nga grupimet e pikës 3 të kësaj metodologjie, apo kanë në përbërje më shumë se një anëtar që i lind e drejta e përfitimit. Sa i takon subvencioneve dhe ku orientohen ato metodologjia nënvizon se “prioriteti për përdorimin e fondit nga shoqëritë aksionere të ujësjellës-kanalizimeve (rajonale ose jo) është si më poshtë: a) Shoqëritë e përdorin fondin për të akorduar çdo muaj, përmes një zbritjeje 100% në shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të kategorive të përcaktuara në pikën 3 të kësaj metodologjie, deri në masën 5 m³/muaj; Pjesa e mbetur e fondit të subvencionit, nëse do të jetë rasti, do të përdoret nga shoqëritë UK për mbulimin e kostos së energjisë elektrike, me kusht që shoqëritë të kenë mbi 75% të volumit të prodhimit të ujit me ngritje mekanike”. Vlerësimin për nevojat për subvencion e bën AKUM në bazë të dokumentacionit që paraqitet nga ndërmarrjet e ujësjellësit./ Monitor

subvencionet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet