LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pike % më shumë se inflacioni

Ritmet e grumbullimit e të ardhurave tatimore u zvogëluan ndjeshëm në janar, po të kemi parasysh se vitin e kaluar në të njëjtin muaj pësuan rritje vjetore me 29.8%.

21 Mars 2023, 07:05 Nga A.B

Të ardhurat tatimore në janar u rriten vetëm 0.3 pike % më

Të ardhurat buxhetore në tërësi në muajin janar rezultuan 50.2 miliardë lekë ose 10 për qind më të larta se fakti i të njëjtës periudhë.

Por të ardhurat tatimore që nuk përfshijnë ndihmat ( flukse të donatorëve), janë rritur me vetëm 7.5 për qind në krahasim me janarin e vitit 2022, gati me nivelin e inflacionit.

Ritmet e grumbullimit e të ardhurave tatimore u zvogëluan ndjeshëm në janar, po të kemi parasysh se vitin e kaluar në të njëjtin muaj pësuan rritje vjetore me 29.8%.

Sipas INSTAT në janar 2023 inflacioni shënoi rritje me 7.2%, ndërsa të ardhurat tatimore në të njëjtin muaj u rriten me 7.5% ose 0.3 pikë përqindje me shumë se inflacioni.

Arkëtimet buxhetore në janarin e këtij viti u ndihmuan nga të ardhurat nga ndihmat që përfaqësojnë disbursime nga fondet e donatorëve. Arkëtimet në këtë zë arritën në 1,3 miliardë lekë me 695 për qind në krahasim me janarin 2022.

Ndërmjet të ardhurave tatimore arkëtimet dyshifrore ishin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me 16,9 miliardë lekë me rritje vjetore 11%.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin u rriten me 45% në krahasim me janarin e vitit 2022, me rreth 2.4 miliardë lekë të arkëtuara.

Të ardhurat nga akciza shënuan rritje vjetore me 17.4%, të ndihmuara nga rritja e zhdoganimeve të cigares me 64% dhe birrës me 101% janar 2023.

Gjithashtu rritja e pagave në sektorin privat dhe rritja e pagës minimale në vjeshtën e vitit të kaluar kanë ndikuar pozitivisht të ardhurat për kontributet e sigurimeve dhe të ardhurat nga TAP. Të ardhurat nga sigurimi shoqëror u rriten me 16.1% dhe të ardhurat nga TAP u rriten me 30.5%.

Rezultatet e të ardhurave janë rritur me ritme të kënaqshme, mirëpo ndikimet negative erdhën nga taksat e pushtetit vendor dhe ato nacionale.

Zgjedhjet lokale duket se po reflektojnë negativisht të ardhurat, pasi në janar janë grumbulluar vetëm 1,7 miliardë lekë me rënie 55% në krahasim me janarin 2022, gjithashtu të ardhurat nga taksat nacionale të ndikuara negativisht nga renta minerare shënuan rënie me 24%.

Në krahun e shpenzimeve buxhetore, rritja me faktin e janarit 2022 ishte me 8%.

Balanca buxhetore rezultoi me suficit në janarin 2023 me rreth 14,9 miliardë lekë ose 14 për qind më shumë suficiti i vitit të kaluar.

Në janar 2023 shpenzimet publike ishin 15.9 miliardë me të ulëta se të ardhurat.

Arka e shtetit është në pozita të mira fiskale në këtë fillim vit duke krijuar rezerva që në muajin e parë.

Importet zyrtare të naftës me rënie vjetore 9.5 % edhe në janar 2023

Importet e naftës vijuan rënien sistematike edhe në janar të vitit 2023, ashtu si edhe përgjatë gjithë vitit të kaluar, në kontradikte me volumet e tregtisë me pakicë, që raportuan rritje me 2022 nga INSTAT.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë janarit të këtij viti u zhdoganuan 40,734 tonë naftë nga 45,001 në janarin e vitit të 2022, më rënie 9.5 për qind.

Në janarin e vitit 2022 ende nuk kishin nisur efektet e luftës në Ukrainë, por gjithsesi zhdoganimet e hidrokarbureve ishin edhe më të ulëta se në janarin 2020.

Siç shihet nga të dhënat e grafikut te mëposhtëm, importet e hidrokarbureve në muajin janar shfaqen me luhatje nga viti në vit.

Gjatë vitit të kaluar importet e naftës pësuan rënie me mbi 9 për qind.

Por të dhënat e INSTAT treguan se volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve pësuan rritje sistematike gjatë vitit 2022, ku në tremujorin e parë rritja vjetore ishte me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.

Mesatarisht shitjet me pakicë janë rritur me rreth 4.5% gjatë vitit 2022, por importet e naftës të raportuara zyrtarisht kanë rënë me rreth 9%.

Hidrokarburet janë produkti më i rëndësishëm në aspektin e arkëtimeve buxhetore, pasi renditen të parat në listën e artikujve që çojnë të ardhura në buxhet.

Çmimet e naftës në Shqipëri prej gati 10 muajsh përcaktohen nga një Bord ndërqeveritar.

Vendimet e Bordit të Transparencës shpesh kanë qenë të diskutueshme pasi nuk kishin ecuri të drejtë me çmimet referencë të Bursës.

Ne mes të janarit 2023 një litër naftë u shit me 208 lekë. Në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë e cilësisë brent kushtoi rreth 80 USD në janar të këtij viti rënie vjetore 35%.

Ndërsa në vendin tonë një litër naftë me pakice në janar 2023 kushtoi 15 % më shtrenjtë se në janarin 2022.

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta.

Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021./MONITOR

te ardhurat

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Mars 2023, 07:50 I.A

Të përçarë në rrafshin politik!

Vuçiç-Kurti KOSOVË- Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës vijon procesin e bisedimeve me shtetin fqinj, Serbinë. B...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit