LIVE UPDATES
Ekonomi

Të përçarë në rrafshin politik!

Më 18 mars 2023, në Ohër (Maqedonia e Veriut) zhvillohet takimi i radhës për një tjetër raund bisedimesh, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

18 Mars 2023, 07:50 Nga I.A
Të përçarë në rrafshin politik!
Vuçiç-Kurti

KOSOVË- Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës vijon procesin e bisedimeve me shtetin fqinj, Serbinë. Bisedime, ndoshta ndër më të vështirat për shkak të ngërthimit të një sërë faktorëve e interesave gjeopolitike dhe historike. Pavarësisht kësaj, nga sa evidentohet prej informacionit të bërë publik, duket se këtë herë, pala shqiptare po paraqitet me qëndrimin “Kurrë mos iu frikëso bisedimeve”.

Dhe po ashtu po fsheh më së miri lodhjen nga kompleksiteti i tyre dhe presioni. Mbi të gjitha, qeveria e Kosovës po i mban bisedimet mbi një terren të trashëgimit të marrëveshjeve të mëparshme, që mesa duket përmbajnë në to lëshime e tërheqje të dëmshme për Republikën e Kosovës, apo përfundime të arritura në një proces të “hyrjes në bisedime nga frika”.

Më 18 mars 2023, në Ohër (Maqedonia e Veriut) zhvillohet takimi i radhës për një tjetër raund bisedimesh, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Presidentja Osmani është shprehur se nuk ka shumë shpresa te qasja e Serbisë në takimin e radhës me Kosovën në Ohër, por pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë.

I gjithë ky kalvar bisedimesh mbetet ende në një terren përkohshmërie, sepse flitet vetëm për “Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve” Kosovë – Serbi. Aspak nuk ka shprehje të drejtpërdrejtë të asaj çka duhet të ishte që në krye të herës, pika e vetme për bisedim: njohje reciproke shtetërore.

Parimi dhe e drejta historike, ligjore, njerëzore, si dhe e zgjidhjes në mënyrë të qëndrueshme të konfliktit ka kërkuar dhe kërkon që, më së pari, të njihej shteti i Kosovës nga Serbia, që të kërkohej falje për krimet e kryera në Kosovë, që Serbia të angazhohej për të mos sabotuar shtetin e ri të Kosovës dhe mbi këtë bazë të ngriheshin bisedimet për zhvillimin e marrëdhënieve.

Por jemi të ndërgjegjshëm që kjo nuk ndodh në botën joideale në të cilën jetojmë. Shqiptarët mund të shpresonin që në kohën e përhapjes së demokracisë në botë pas viteve ’90 dhe shpërbërjes së perandorive komuniste të Lindjes, interesi dhe e drejta e tyre të mos kishte përballë të njëjtin agresivitet nga Serbia si në fillim të shekullit ’20.

Megjithatë, edhe në këtë aspekt duket se ka pak ndryshim. Boshtet gjeopolitike kanë lëvizur nga këndet tyre më pak sesa zhvendoset boshti i planetit Tokë. Ndërkohë nga një shtet që duhej të ndëshkohej për rreshtimin e dukshëm me fuqinë e sotme të Lindjes agresore, Rusisë së Putinit, Serbia mjeshtërisht po e luan këtë kartë për të shtuar agresivitetin.

Ndërsa si në ‘913 duket se shqiptarët vijojnë të jenë kusuri i marrëveshjeve të mëdha. Por këtë herë, edhe për mëkate të veta. Pas viteve ’90, të çliruar nga ideologjia komuniste, ishte shumë më e mundur që faktori shqiptar të paraqitej më i fortë e më i përbashkuar në arenën rajonale. Ndërkohë, realiteti paraqitet krejt i ndryshëm.

Shqiptarët, ndër veti, nuk kanë as bashkimin e demonstruar në Lidhjen e Prizrenit më 1878, as frymëzimin e përbashkët të përçuar në Kuvendin e Taksimit në 1912 dhe as shpresën e të gjitha trojeve të mbjella me Shpalljen e Pavarësisë, në nëntor 1912.

Sot, beteja për kombin shqiptar dhe historinë e ardhme të tij bëhet në Kosovë e pikërisht në bisedimet me Serbinë. Për rrjedhojë, energjia e shtetit shqiptar, por edhe e klasës politike shqiptare në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, duhet të shkojë në përforcim të shtetit të Kosovës.

Nuk kemi pse të jetojmë me kompleksin e “paqebërësit” fiktiv, kur agresori nuk mënon ta shprehë ashpër agresivitetin e tij. E gjithë politika shqiptare përqark Kosovës duhet të ishte e zëshme, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

Sot, shqiptarët kanë përçarje territoriale si kurrë më parë dhe nuk duhet ta fshehim që kjo përçarje territoriale po mbështetet nga politika klanesh apo grupimesh të shqiptarëve që ndjekin ideologjinë komuniste të mbjellë në Republikën e Shqipërisë me motivin: atdheu i cili nuk është socialist, nuk është i yni.

Narrativa më e dashur shkon në favor të projektit të minishengenit apo Ballkanit të Hapur, një projekt që dita-ditës po dëshmon hapur se nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve, përfshirë dhe ato ekonomike.

Nuk mund të mbajë zë të ulët politika shqiptare e Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se gjallojnë në shtete joshqiptare. Në të dy vendet, popullsia shqiptare është e konsiderueshme dhe shtetformuese dhe duhet të përdorë peshën e aksioneve të tyre në mbështetje të Kosovës.

Që konsolidimi i sotëm i Kosovës në të ardhmen të shndërrohet në përforcim të pozitës e dinjitetit të tyre në shtetet përkatëse. Ata nuk duhet t’i qasen interesit të shqiptarëve në Kosovë ashtu si Republika e Shqipërisë i është qasur interesit të shqiptarëve në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut.

Por mëkatarja më kryesore është politika zyrtare shqiptare që jo pak herë ka ndjekur rrugën e konfrontimit me qeverinë e Kosovës, të përkëdhelisë dhe mirëkuptimit me qeverinë e Serbisë dhe posaçërisht me presidentin Vuçiç.

Politika zyrtare shqiptare ka preferuar të ngërthehet në korrupsion e skandale të shumëllojshme, duke dobësuar fuqinë e shtetit, reputacionin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duke refuzuar de facto të kthehet në një kolonë mbështetëse e fortë në këtë proces bisedimesh dhe lehtësuese e presionit me të cilin përballet Kosova.

Në kohën kur ministri i Jashtëm i Greqisë, një vend që nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, që në politikën e tij është shumë më pranë interesave serbe, e gjen me vend të vizitojë disa herë Kosovën, Kryeministri i Shqipërisë ka hapësirë në agjendën e tij të vizitojë Greqinë, për dy ditë, dhe të merret me ekspozitën e pikturave të tij. E tillë është rëndësia që u jep secili interesave shtetërore e kombëtare.

Me këto bisedime, Kosova duket se do të përballet e vetme, pa shqiptarët e tjerë përreth. E ka treguar se nuk ka frikë të bisedojë. Shqiptarët jashtë politikës zyrtare, me gjithë shpirt, urojnë të ketë dhe kurajën të përballojë presionet e pandershme dhe që mund të kenë pasoja të parikuperueshme. Mbi të gjitha, urojmë të mos nënshkruhen marrëveshje që falin tokë për paqe dhe falin shtetin për pushtetin.

Te shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, rezistenca e Kosovës në bisedime do të shërbejë edhe si model për të krahasuar qasjen biseduese të shtetit tonë për elemente jo më pak të ndjeshëm e delikatë, si çështja e kufijve detarë apo e pranisë së autoritetit shtetëror në rajonet ku ushtrohet presion.

Edhe në Shqipëri kemi çështje jetike, për të cilat do të duhet të bisedojmë me këmbëngulje e rezistencë. Por, deri më tani, zyrtarët e Shqipërisë e kanë treguar që hyjnë në bisedime jo thjesht nga frika, por nga dëshira e madhe për të lëshuar vendin e shtetin, në emër të pushtetit.

Marrë nga Monitor.al

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet