LIVE UPDATES
Ekonomi

Bakiu: Peshqit grabitqarë po 'pushtojnë' Adriatikun e Jonin, levreku drejt zhdukjes

Rigers Bakiu, përgjegjës i Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit, në UBT, pohon se për momentin, këto ndikime janë ende në nivele të ulëta dhe dy vitet e fundit nuk janë shumë të dallueshme, për shkak të problematikave më mbizotëruese që solli post-pandemia, kryesisht në rritjen e kostove.

18 Mars 2023, 07:38 Nga I.A
Bakiu: Peshqit grabitqarë po 'pushtojnë' Adriatikun e Jonin,
Rigers Bakiu

TIRANË- Peshkimi dhe akuakultura e brendshme e detare do të ndikohen në afatmesëm dhe afatgjatë nga ndryshimet klimatike. Rigers Bakiu, përgjegjës i Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit, në UBT, pohon se për momentin, këto ndikime janë ende në nivele të ulëta dhe dy vitet e fundit nuk janë shumë të dallueshme, për shkak të problematikave më mbizotëruese që solli post-pandemia, kryesisht në rritjen e kostove.

Sigurisht këto ndryshime, sipas z. Bakiu, do të kërkojnë përshtatje të sektorëve me kushtet e reja sa i takon llojit të peshkut që kultivohet, por edhe qasje drejt flotës e teknologjisë më moderne, apo rritjes së njohurive lidhur me zhvillimet që do pasojnë. Një vëmendje e veçantë, sipas tij, duhet t’u kushtohet specieve invazive, të cilat mund të shkaktojnë dëme të shumta, nëse arrijnë të stabilizojnë popullata.

Rritja e temperaturave, automatikisht sjell rritje të sfidave për sektorin, në kushtet kur rriten kostot e operimit, por edhe të incidencës së sëmundjeve kur vjen puna tek akuakultura.

Ai shton se sa i takon akuakulturës detare duhet një përshtatje drejt llojeve që tolerojnë temperaturat e larta.

Lloje si levreku që nuk janë përshtatur kaq mirë ndaj temperaturave të larta, do kenë probleme. Levreku ka probabilitet më të lartë sëmundshmërie, ndaj duhet që kjo industri të kanalizohet tek kultivimi i kocës.

Ndryshimet klimatike, që deri pak vite më parë nuk merreshin shumë seriozisht, duket se tashmë janë një realitet mes nesh dhe janë kthyer në një shqetësim madhor. Si po shfaqen vit pas viti këto ndryshime në një sektor të tillë si peshkimi dhe akuakultura?

Mund të themi se këto dy vitet e fundit janë hedhur një sërë hapash të lidhura me kuadrin ligjor dhe atë institucional.

Që nga viti 2020, vendi ynë ka një ligj të posaçëm për ndryshimet klimatike. Bëhet fjalë për ligjin 155, ku për çdo sektor ekonomik rekomandohet të ketë një qasje të re ndaj kësaj çështje, si dhe të hartohen strategjitë përkatëse, duke integruar edhe ndryshimet klimatike.

Kjo në thelb synon, përveçse krijimin e një sistemi monitorimi, edhe marrjen e masave për zbutjen dhe përshtatjen ndaj kushteve të reja.

Ndryshimet e klimës edhe në vendin tonë janë bërë më të dukshme. Në dhjetor kemi pasur temperatura, si në pranverë, ndërsa thatësira nuk është ndier aq sa në vendet fqinje si Greqia dhe Italia.

Sa i takon peshkimit dhe akuakulturës, pritshmëritë për rritje të pranisë së efekteve të ndryshimeve klimatike janë ende të mëdha, edhe pse për fat të mirë, ne kemi ende burime të ujërave të brendshme që na ndihmojnë për akuakulturën e ujërave të brendshme.

Kurse në atë detare, efektet janë ndier disi më pak. Në pjesën e peshkimit duhet të themi se ndikimin kryesor në sektor, këto dy vitet e fundit e ka dhënë pandemia dhe kriza ekonomike nga lufta në Ukrainë, përmes rritjes së kostove, duke zbehur pjesën që lidhet me efektet e ndryshimeve të klimës. Ato kanë peshën e tyre, por normalisht nuk janë në vend të parë apo aq të dukshme kur ka të tjera zhvillime me peshë më të lartë.

Cilat janë rajonet që po preken më shpejt dhe më dukshëm në vend nga këto ndryshime dhe si reflektohet kjo te speciet e reja, stoku i atyre ekzistuese që janë tipike për ujërat tona, apo struktura e përgjithshme e ekosistemeve ujore?

Në strukturën e ekosistemeve ujore, ndikimi më i madh ka qenë në pjesën bregdetare apo detare. Vit pas viti janë raportuar specie të ndryshme invazive (specie pushtuese konsiderohet një organizëm që nuk është vendas apo tipik në një zonë të caktuar), për të cilat mbetet e paqartë çfarë pranie kanë në detin tonë.

Për shembull, kemi folur më herët për Lagocephalus sceleratus, që është i dëmshëm.

Në vitin 2020 u raportua një rast, pasi vetëm një individ i tillë u kap por sesa ka avancuar ai, sot nuk kemi të dhëna.

Po kështu peshku luan apo “Lionfish” në vitin 2020, që u raportua në Sarandë për herë të parë, është parë edhe në Veri dhe sipas raportimit është që peshkuar edhe në Kune-Vain-Tale, çka tregon për zgjerim të mëtejshëm të habitatit të tij në ujërat territoriale të Shqipërisë.

Kjo është një specie që ende nuk ka stabilizuar popullatat, por është jashtëzakonisht i dëmshëm për peshqit e tjerë, pasi ushqehet jo vetëm me peshqit e rritur, por edhe me larvat apo juvenilët, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ajo e Bujqësisë duhet të marrin masa urgjente, pasi pasojat janë të mëdha nëse stabilizohet.

Kolegët e mi në Qipro dhe Greqi më thonë se jeni vonë sa i takon kësaj pjese të reagimit, pasi minimizohen pasojat, të cilat sikurse raportojnë ata janë të mëdha.

Kanë kaluar dy vite nga momenti kur është konstatuar dhe në fakt nuk kemi atë biomasë apo stok që të na tregojë se kemi të bëjmë me popullatë, por nuk është e largët që kjo të ndodhë si proces.

Ky peshk grabitqar shkatërron ekosistemet që popullohen nga peshqit dhe ka pasoja në peshkimin industrial dhe atë artizanal.

Doja të shtoja një peshk tjetër invaziv siç është peshku diell. Ky është hasur në liqenet e Belshit, sipas studimit të Masterit Shkencor që një nga studentët tanë zhvilloi. Ky peshk konsumon vezët e familjes së llojeve të krapit dhe shfaros peshqit që janë subjekt i akuakulturës.

Në këtë studim, arritëm ta demonstronim që është vërtet një problem për majmërinë e llojeve të familjes së krapit (ballgjer, amur, krap i zakonshëm).

Ai ndodhet edhe në Prespë dhe Ohër, dhe për shkak të peshkëzimit e të ujëmbledhësve apo fermave të akuakulturës së brendshme, është përhapur në territorin e Shqipërisë.

Ky peshk ka qenë në rasat së bashku me krapin dhe është shpërndarë në gjithë liqenet e Belshit.

Sa i takon akuakulturës, doja të nënvizoja një problem që po has dy vitet e fundit akuakultura e brendshme, jo vetëm ajo detare. Rritja e temperaturave ka efekt të drejtpërdrejtë në këtë sektor, pasi imponon servirjen e një ushqimi në sasi më të madhe për peshqit.

Kam të freskët rastin e Vaut të Dejës, ku bëhet rritja e troftës së ylbertë. Shpenzimet e fermerit për të ushqyer me ushqim të përgatitur importi janë rritur ndjeshëm.

Sa herë që temperatura rritet mbi 20 gradë, ka një tendencë për të dhënë më shumë ushqim pasi ulet ritmi i metabolizimit dhe ushqimi shërben për ta mbajtur gjallë peshkun.

Me rritjen e temperaturave kemi edhe rritjen e incidencës së sëmundjeve. Kjo do të thotë që sëmundshëmria është më e lartë në këto raste e sidomos kur bëhet fjalë për salmonidet, si trofta e ylbertë.

Sa i takon akuakulturës detare duhet një përshtatje drejt llojeve që tolerojnë temperaturat e larta. Lloje si levreku që nuk janë përshtatur kaq mirë ndaj temperaturave të larta, do kenë probleme. Levreku ka probabilitet më të lartë sëmundshmërie, ndaj duhet që kjo industri të kanalizohet tek kultivimi i kocës.

Më së shumti flasim për problemin që sjellin ndryshimet klimatike, por jo shumë për alternativat sesi mund të zvogëlojmë ndikimet. Cilat janë disa nga mënyrat apo ndërhyrjet që mund të bëhen për të zvogëluar pasojat në sektor? Pra mundësitë që kemi edhe për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të klimës?

Është në varësi të strategjisë që ndiqet në secilin prej sektorëve. Theksi vihet te gazrat me efekt serrë. Blegtoria është një nga kontribuuesit kryesorë në lëshimin e gazrave serrë e kur flasim për akuakulturë, kontributi përkatës është gati i papërfillshëm.

Zhvillimi i mitilikulturës (kultivimi i midhjeve) është pozitiv në këtë aspekt, pasi midhjet janë një ndër format me ndikim pozitiv në ekosistemet ujore, ndonëse rritja e temperaturës së ujit është shkatërrimtare për ato.

Duhet të ngrihet gjithashtu sistem monitorimi për speciet invazive. Ne si fakultet kemi marrë një grant për identifikimin e zonave për zhvillimin e akuakulturës së brendshme. Kjo do të lehtësojë hapin e radhës për monitorimin e llojeve alloktone apo invazive.

Masa të tjera mund të jenë qendrat meteorologjike në pjesën bregdetare, pajisja e flotës së peshkimit me mjete të duhura, kur dalin dhe peshkojnë në zona që kalojnë 500 metra thellësi, pasi rezervat aktualisht janë pakësuar dhe ato që duan të mbijetojnë janë në zona më të thella.

Sa i takon akuakulturës dhe peshimit, për minimizimin e pasojave dhe rritjen e qëndrueshmërisë duhet një bashkëpunim më i mirë mes biznesit, ministrive apo institucioneve politikëbërëse dhe akademikëve.

Kjo mundëson hartimin e masave më efikase, por edhe njohurinë mbi speciet e reja dhe pasojat e tyre, pasi peshkatarët duhet të përgatiten t’i njohin këto specie të reja dhe pasojat që kanë. Disa mbartin rrezik, pasi mund të jenë neuroparalizues. Nuk janë helmues në konsum, ama në prekje krijojnë paralizë, si rasti i peshkut luan.

Akuakultura duhet të ndihmohet për të tranzituar drejt qëndrueshmërisë, duke u përshtatur ndaj temperaturave të reja. Ndoshta do të vijë një ditë që këtu do të kultivohen llojet subtropikale dhe tropikale të peshqve.

Për shembull në këtë kontekst është një lloj peshku që quhet Tilapia, një specie që ka prodhim të konsiderueshëm, ku vende si Egjipti në rajon kam përshtypjen renditet i dyti ose i treti për prodhimin e tij në nivel botëror.

Por në kontekstin e përshtatjes së akuakulturës duhet të përshtatet edhe konsumatori.

Marrë nga Monitor.al

rigers bakiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj