Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratën e fundit të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar. Megjithatë, në vendimmarrjen e fundit Banka e Shqipërisë nuk e vlerësoi të nevojshme një masë të tillë.
TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar në fillim të këtij viti i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Në deklaratën e fundit të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar. Megjithatë, në vendimmarrjen e fundit Banka e Shqipërisë nuk e vlerësoi të nevojshme një masë të tillë.
Në vendimin e datës 2 prill 2024, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi që shtesa kundërciklike e kapitalit të vazhdojë të qëndrojë në nivelin zero. Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.
Treguesi parësor në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me ritmet e kreditimit të ekonomisë dhe vendimmarrjen për nevojën e mundshme për shtesa kundërciklike të kapitalit është raporti mes rritjes së kreditimit dhe rritjes ekonomike. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit në raport me Prodhimin Kombëtar.
Ky prag do të kalohej nëse devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë do të ishte pozitiv me më shumë se dy pikë përqindje. Për shembull, në periudhën 2002-2008, periudhë që përfshin fazën me rritjen më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri, ky hendek kishte qenë pozitiv me 1.9 pikë përqindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt 2023 hendeku i raportit të kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte -7.84 pikë përqindje, nga -8.12 pikë përqindje që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.
Si plotësues të këtij treguesi parësor në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, shërbejnë disa elementë të tjerë, të grupuar tek treguesi i paralajmërimit të hershëm (TPHP) dhe që sinjalizojnë zhvillimet në kreditim dhe në aktivet jofinanciare, konkretisht tregun e pasurive të paluajtshme. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN duket se mbështeten pikërisht tek ecuria e këtyre indikatorëve.
Këtu përfshihen rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë. Në fund të tremujorit të katërt 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.54, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.51) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues të mesatares historike (0.5).
Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një përshpejtim të mëtejshëm ritmit rritës, si në terma vjetorë ashtu edhe tremujorë, të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme. Për rrjedhojë, vlerat e nëntreguesit tejkaluan në mënyrë të ndjeshme mesataren historike. Megjithatë, Banka e Shqipërisë ende nuk e sheh të arsyeshme aplikimin e një rritjes së mëtejshme të kërkesave të mjaftueshmërisë së kapitalit, që pas vitit 2019 janë rritur ndjeshëm, me aplikimin e shtesave makroprudenciale./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e treta e tyre janë bosh, dhe 62% kanë...
Foto ilustruese TIRANA- Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontribuues të rinj vitin e kaluar, kryesisht nga interesi m&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie të ndjeshme vitin e kaluar, kontributi i shërbimeve dhe strehimit...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredive me probleme ra në muajin shkurt dhe preku një nivel të ri më të ulët për 15 vi...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi në raportin vjetor se gjatë vitit 2023 ka siguruar depozitat e depozitues...
Foto ilustruese TIRANA- Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit në lidhje me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi (...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin ...
Foto ilustruese TIRANË- Projektet e ujësjellësve të nisura në 2023 apo edhe ato të nisura më herët, por që mbe...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e pagave në sektorin privat dhe në atë shtetëror, dy vitet e fundit, e shtyrë nga presionet n&...
Foto ilustruese TIRANA- Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të le...