LIVE UPDATES
Ekonomi

Transaksionet e pasurive të paluajtshme arrijnë rekordin e 1.3 miliardë eurove në 2023

INSTAT raporton aktivitetin e pasurive të paluajtshme në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente (të përshtatura sezonalisht)

4 Prill 2024, 07:18 Nga r.ll
Transaksionet e pasurive të paluajtshme arrijnë rekordin e 1.3
foto ilustruese

TIRANË- Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fortë edhe në vitin 2023. Sipas të dhënave të INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.

INSTAT raporton aktivitetin e pasurive të paluajtshme në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente (të përshtatura sezonalisht). Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky aktivitet ka filluar të rritet me shpejtësi pas vitit 2019, që përkon dhe me hovin e lejeve të ndërtimit, sidomos në kryeqytet (shiko grafikun PBB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme).

Në 2022 dhe 2023 aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me ritme të shpejta, me përkatësisht 11.2 dhe 11.3%, ritmet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë. (shiko grafikun: PBB, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, norma e rritjes reale).Si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023. INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023.

Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje, ku efekti më i fortë ishte në tremujorin e parë dhe të fundit. (shiko grafikun: Ndikimi i ndërtimit dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme në rritjen ekonomike). Po sipas INSTAT, aktiviteti i ndërtimit arriti në 235 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro, me një rritje preale prej 9.7%. Ashtu si pasuritë e paluajtshme, edhe ndërtimi rinisi ciklin pas vitit 2019. (shiko grafikun: PBB me çmime korente, Ndërtimi dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme).

Pesha që zë aktiviteti i pasurive të paluajtshme në ekonomi është në linjë të kundërt me atë që po ndodh me popullsinë e vendit, që në fakt janë dhe blerësit potencialë. Për shkak të plakjes natyrore dhe emigracionit të lartë, popullsia ka hyrë në një cikël tkurrës dhe shtesa natyrore është minimale.

Po ashtu dhe lindjet ranë rënë në nivelet më të ulëta që nga viti 1934, duke sinjalizuar që popullsia do të vijojë të ulet me ritme të shpejta, sidomos nëse emigracioni vijon me ritme të larta.

Kush po blen dhe me çfarë; Kredia dhe të huajt justifikojnë 60% të blerjeve

Një faktor që ka nxitur transaksionet e pasurive të paluajtshme vitet e fundit janë dhe blerjet e të huajve, sidomos në zonat bregdetare. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në Aktivitete të pasurive të paluajtshme arritën në 325 milionë euro në 2023.

Kjo shifër është sa 23% e transaksioneve totale në aktivitetin e pasurive të paluajtshme në vend. Banka e Shqipërisë ka sqaruar se i mat blerjet e të huajve përmes të dhënave që merr nga bankat për transaksionet e pasurisë së paluajtshme. Ndonëse regjistrohen si blerje të të huajve, mes tyre mund të ketë edhe emigrantë shqiptarë.

Tregu është nxitur dhe nga rritja e kredisë në sektorin bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për blerje banesash e dhënë nga sektori bankar ishte 56 miliardë lekë në vitin 2023 (rreth 520 milionë euro), me një rritje prej 21% me bazë vjetore, ose sa rreth 38% e totalit të transaksioneve të pasurive të paluajtshme.

Si rrjedhojë, blerjet e të huajve dhe kredia për banesa justifikojnë rreth 60% të transaksioneve të pasurive të paluajtshme në 2023.

Një pjesë tjetër mbulohet nga kursimet e individëve, ndërsa operatorët e tregut pohojnë se një faktor ndikues është dhe pastrimi i parave, që është dhe një nga arsyet që ka nxitur rritjen e shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, krahas shtimit të kostove.

Një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, që ka bërë një vlerësim të profilit të Shqipërisë në aspektin e zhvillimit urban, strehimit dhe menaxhimit të tokës, nënvizon gjithashtu se rritja e çmimeve mund të jetë ndikuar ndoshta edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, thuhej në raport.

Çmimet e pasurive të paluajtshme janë shtrenjtuar ndjeshëm vitet e fundit, të ndikuara si nga shtimi i kostove, ashtu dhe nga kërkesa e rritur, me një pjesë të transaksioneve që realizohen edhe cash.

Sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, me një rritje prej 41%.

Në periferi të Tiranës çmimet kanë arritur në rreth 1000 euro/m2, brenda vijës së verdhë dhe tek Komuna e Parisit në 1500-2500 euro, afër liqenit i kanë kaluar 3 mijë euro, ndërsa në kullat në qendër arrijnë deri në 6 mijë euro/m2.

Ritmet e rritjes së çmimeve të apartamenteve janë shumë më të larta se të të ardhurave, teksa Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat e matura sipas fuqisë blerëse.

Numbeo, një database e të dhënave llogarit që Tirana është e 13-a më e shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse. E krahasuar me të ardhurat që marrin banorët, çmimet në Tiranë janë më të shtrenjta se në Romë, Vjenë, Barcelonë, Stokholm, Berlin etj./MONITOR

pasurite e paluajtshme

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale