LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtohet rikthimi në shkolla: Nga kancelaria te çanta e kosto institucioni arsimor, sa paguajnë familjet shqiptare

Rritja e çmimeve këtë vit konfirmohet edhe nga INSTAT. Në raportin e fundit të publikuar për inflacioni, rezulton se, krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja e çmimeve në grupin “Shërbimi arsimor” është me 2,2 %.

11 Shtator 2023, 14:27 Nga r.ll
Shtrenjtohet rikthimi në shkolla: Nga kancelaria te çanta e kosto
foto ilustruese

Nëse keni një fëmijë që kthehet në shkollë, një gjë është e sigurt: kur bëhet fjalë për koston, blerja e furnizimeve që u nevojiten nxënësve do t’ju sjellë një faturë të majme!

Muaji gusht dhe fillimi i shtatorit njihet si periudha që shpenzimet më të mëdha të familjeve shqiptare shkojnë për arsimin e fëmijëve. Dhe vitin 2023 rëndoi edhe më shumë xhepat e shqiptarëve. Nga mjetet kancelarike, te veshjet dhe pagesat për shërbime arsimore si shkollë private apo institucione të kujdesit ‘after school’, ishin vetëm disa nga gama e shpenzimeve të kushtueshme, por të nevojshme.

Rritja e çmimeve këtë vit konfirmohet edhe nga INSTAT. Në raportin e fundit të publikuar për inflacioni, rezulton se, krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja e çmimeve në grupin “Shërbimi arsimor” është me 2,2 %.

Sipas vëzhgimeve në terren, çmimet kanë shënuar rritje  20-35% krahasuar me vitin e shkuar, sipas kategorive të ndryshme të blerjeve.
Familjet me fëmijë në shkollën fillore deri në fund të sistemit 9-vjeçar thonë se planifikojnë të shpenzojnë gati 30 mijë lekë për blerje këtë vit, duke përfshirë veshje, këpucë, duke përjashtuar pajisjet elektronike.

Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi. Ndonëse librat në sistemin arsimor shtetëror shpërndahen falas, një pjesë e prindërve i blenë, për të shmangur pajisjen me libra të përdorur.

Torta e shpenzimeve për këtë ditë, e cila nis që për fëmijët e ciklit parashkollor dhe në kopsht, ndahet mes dyqaneve të vogla dhe qendrave tregtare, ku grupet kryesore janë:

Veshje / uniforma (për sistemin arsimor privat)
Mjetet kancelarike
Këpucë
Çanta / mushama, çadra, termusë uji
Libra
Operatorët pranë kancelarisë “Infiniti Office” në Tiranën e Re, thonë se shitjet kanë rënë ndjeshëm këtë vit. “Vëmë re reduktim të numrit të fëmijëve në shkolla, të cilët u drejtohen kancelarive tona. Ne kemi disa pika në Tiranë dhe këtë vit, ndihet rënie e ndjeshme e shitjeve. Jemi fokusuar dy vitet e fundit në përmirësimin e gamës së produkteve që ofrojnë, duke sjellë mjete më cilësore”, – pohojnë ata.

Burime pranë “ZED Kancelari”, thonë për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për çantat e shkollës. Këtë vit, pohojnë nga departamenti i shitjes, janë zgjedhur çanta me çmime të larta, mbi 6000 lekë, edhe për fëmijët e kopshteve, me idenë e përdorimit të një çante disa vite.

Sa kushton dita e parë?

Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime mesatarisht 6000 lekë.

Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas. Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë. Kosto e paketave të librave për klasat e para këtë vit ishte 6200 lekë, klasa e dytë 5200 lekë, klasa e tretë rreth 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije.

Lapsat, stilolapsat, fletoret, bojërat, letrat A4 dhe ato me ngjyra, janë pjesa tjetër e domosdoshme që duhet të blihen dhe u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë. Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor. Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 1,500-10,000 lekë.

Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re rritje çmimesh, në varësi të markave. Për shkollat private, kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, që nis nga 15000 lekë,  si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.

Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të letrës. Nëse çmimi i një fletore të vogël dy vite më parë ishte 59 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani dyfishin. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim 50-80 lekë, tani janë rreth 150 lekë. E njëjta gjë ndodh edhe me mjetet e tjera. Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta.

Por, shpeshherë, prindërit nuk mund të zgjedhin për një çmim më të leverdisshëm, duke qenë se lista e mjeteve kancelarike udhëzohet nga mësuesi respektiv i fëmijës.

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 13’000 lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë me kosto mesatare dhe jo të blera në dyqane me çmime të shtrenjta. Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 35% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë, të bërë nga “Monitor”./MONITOR

viti i ri shkollor 2023-2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet