Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.
Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një rënie tjetër gjatë muajit gusht.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.
Ky është niveli më i ulët i inflacionit, që nga shkurti 2022, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi kaos në tregje dhe rriti çmimet e shumë produkteve. Në krahasim me tetorin 2022, kur u arrit niveli më I lartë që nga viti 1998, prej 8.3%, inflacioni është përgjysmuar.
Megjithatë, ushqimet, që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familjeje vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas INSTAT, ushqimet kanë ndikuar në më shumë se gjysmën e krijimit të inflacionit në gusht, duke u rritur me 7.8%, gjithsesi me ritme më të ngadalta se muajt e mëparshëm.
Më të shtrenjta janë dhe kafetë e restorantet me 5% më shumë, ndërsa ka vijuar ulja e karburanteve në raport me një vit më parë, megjithëse me bazë mujore ato po shtrenjtohen.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,78 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,43 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,66 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin Gusht 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,8%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 10,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 9,1%, “fruta” me 7,7%, “peshk” me 5,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,5%, “bukë dhe drithëra” me 2,3%, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin Korrik 2023, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,8%, pasuar nga çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Shëndeti”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1%./MARRE NGA MONITOR
Foto ilustruese Euro ka hyrë në javën e tetë të zhvlerësimit ndaj dollarit, me investitorët që po reagojnë nda...
Korporata Shqiptare e Investimeve e mbylli edhe vitin e kaluar pa asnjë të ardhur nga aktivitetet ekonomike. Sipas pasqyrave të audituara fina...
Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmijë u regjistruan në kopshtet publike në Tiranë sipa...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot një t...
Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7%. Ndryshimi tremujor i ...
Qeveria synon të identifikojë të gjithë konsumatorët e mëdhenj të energjisë ku klasifikohen bizneset dhe institucionet...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “P&e...
Foto ilustruese Shërbimi i përmbarimit shtetëror ka shfaqur vonesa të theksuara ku 27% e çështjeve kanë qenë n&eu...
Foto ilustruese Projekti për godinën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të nisë zbati...
Foto ilustruese Vitin që vjen parashikohet të trajtohen me subvencione nga fondet e brendshme rreth 800 mijë fermerë në të gj...