LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekuacioni kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër!

Pra në qeverinë 10-vjeçare me një kryeministër 10-vjeçar, një ministër i grupit të ministrive me funksione për ekonominë e vendit është jetëshkurtër, duke qëndruar në detyrë mesatarisht vetëm një gjysmëmandati qeverisës ose 5 herë më pak sesa kryeministri. Treguesi i viteve mesatare të qëndrimit në detyrë të një ministri është më i ulët në funksionet e ekonomisë dhe financave, me 1.4 vjet, dhe më i lartë në sektorin e turizmit, me 3.3 vjet.

10 Shtator 2023, 07:27 Nga f.i
Ekuacioni kryeministër jetëgjatë, ministra
Edi Rama

TIRANË- Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e qeverisë të bëra nga Kryeministri dhe ndërkohë, ndryshimet kanë prodhuar kritika të tjera, qartazi ekuacioni qeverisës kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër nuk është shtruar saktë.

Ndryshimet pjesore të qeverisë, të shpallura nga kryeministri në mesin e mandatit të tij të tretë, na dhanë idenë të llogarisnim një tregues për qëndrueshmërinë në detyrë të një ministri dhe nëse ky tregues ndjek prirjen e qëndrueshmërisë së qeverisë në tërësi. Me logjikë pritet që një qeveri e qëndrueshme të ketë qëndrueshmëri edhe në strukturat e saj.

Qeveria aktuale, në pikëpamjen e forcës politike që përfaqëson, ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë ndër të gjitha qeveritë paraardhëse nga viti 1991. Është në pushtet për të tretin mandat dhe qeveris vendin prej 10 vjetësh. Në dy mandatet e fundit qeveris e vetme, pa koalicion qeveritar. Në mandatin e parë qeverisi në koalicion me LSI, por pa rrezik krijimi krizash qeverisëse, dhe në gjashtë muaj në vitin 2017, me një grup ministrash të ofruar nga opozita, si pjesë e marrëveshjes pozitë-opozitë.

Qeverisja nuk sfidohet as nga institucionet e tjera të krahut joekzekutiv dhe as rrezikohet sadopak nga opozita. Mbi të gjitha, prej 10 vitesh, qeveria ka në krye të njëjtin kryeministër. Përkundrejt kësaj qëndrueshmërie në perimetër, qeveria në fakt ka qenë në lëvizje të vijueshme, si në ndryshim të numrit dhe funksioneve të ministrive, ashtu edhe të ministrave.

Për të bërë krahasimet, në analizë u morën ministritë që kanë funksione, të cilat lidhen me ekonominë, përfshi financat, bujqësinë, turizmin, transportin, energjetikën dhe sipërmarrjen etj.

Treguesit e përllogaritur janë shërbimi mesatar në vite i një ministri dhe norma e qarkullimit të tij, e llogaritur si raport i viteve në detyrë me mandatin qeverisës (Norma 1 do të thotë që ministri ka shërbyer për 4 vjet në drejtimin e ministrisë. Ky raport merr vlera nga 0 në 1).

Në qeverinë Rama I identifikohen 6 ministri, në të cilat kanë shërbyer 10 ministra, me një periudhë mesatare në detyrë 2.4 vjet dhe normë mesatare qarkullimi 0.6. 

Në qeverinë Rama II identifikohen 5 ministri, në të cilat kanë shërbyer po 10 ministra, me një periudhë mesatare në detyrë që ulet në 2 vjet dhe normë qarkullimi 0.5.

Në qeverinë Rama III, e cila ka arritur në mes të mandatit, identifikohen po 5 ministri, ku kanë shërbyer 5 ministra, nga të cilët pas ndryshimeve të fundit, vetëm 2 prej tyre vijojnë të jenë në të njëjtën detyrë.

Pra në qeverinë 10-vjeçare me një kryeministër 10-vjeçar, një ministër i grupit të ministrive me funksione për ekonominë e vendit është jetëshkurtër, duke qëndruar në detyrë mesatarisht vetëm një gjysmëmandati qeverisës ose 5 herë më pak sesa kryeministri. Treguesi i viteve mesatare të qëndrimit në detyrë të një ministri është më i ulët në funksionet e ekonomisë dhe financave, me 1.4 vjet, dhe më i lartë në sektorin e turizmit, me 3.3 vjet.

Mund të ketë shumë faktorë që ndikojnë në nivelin e zhvillimit të një sektori ekonomie. Megjithatë, nuk mund të hidhet poshtë dhe argumenti që qëndrueshmëria më e lartë në strukturën politikëbërëse (Ministria e Turizmit) ka pasur kontributin e vet në gjallërimin që ka pësuar sektori i turizmit në vitet e fundit.

Ndërkohë që nuk ka arsye që paqëndrueshmëria të paraqitet kaq e lartë në fushën e ekonomisë dhe financave, sidomos kur vendi ka nevojë të shëndoshë administrimin financiar të shtetit dhe të bëjë ekonominë e vet të konkurrueshme e të diversifikuar.

Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e qeverisë të bëra nga Kryeministri dhe ndërkohë, ndryshimet kanë prodhuar kritika të tjera, qartazi ekuacioni qeverisës kryeministër jetëgjatë, ministra jetëshkurtër nuk është shtruar saktë.

Ekuacioni kryeministër jetëgjatë, ministra

Marrë nga Monitor

edi rama ministrat

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale