Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, ky raport u rrit në 5.28%, nga 5.2% që kishte qenë në muajin qershor. Raporti i kredive me probleme ndodhet afërsisht në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar shënoi një rritje të lehtë në muajin korrik.
Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, ky raport u rrit në 5.28%, nga 5.2% që kishte qenë në muajin qershor. Raporti i kredive me probleme ndodhet afërsisht në të njëjtin nivel me një vit më parë.
Rritja e korrikut vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga rënia e vlerës totale të kredisë për ekonominë ose nga emëruesi i raportit të kredive me probleme Vlera e portofolit të kredisë në muajin korrik zbriti në vlerën e 704.5 miliardë lekëve, rreth 9 miliardë lekë më pak krahasuar me qershorin.
Në një masë të madhe kjo ecuri është ndikuar edhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e portofolit në valutë të huaj. Gjithashtu, problemet me funksionimin e shërbimeve të Kadastrës gjatë muajit korrik kanë ndikuar ndjeshëm edhe në frenimin e kredidhënies së re. Këto zhvillime janë reflektuar edhe në rritjen e raportit të kredive me probleme.
Deri tani, rritja e raportit të kredive me probleme ka qenë e vogël dhe poshtë projeksioneve të fundit të vitit të kaluar. Nivelet e larta të inflacionit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar krijuan pritshmëri për një përkeqësim të treguesit të kredive me probleme gjatë vitit 2023.
Projeksionet mbështeteshin në uljen e pritshme të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, por edhe të efektit të rritjes së normave të interesit. Të dhënat e tremujorit të parë treguan në fakt një ngadalësim të rritjes ekonomike, por vlerësohet se rritja është përmirësuar gjatë dy tremujorëve në vazhdim, sidomos falë efektit pozitiv të turizmit.
Ndërkohë, rritja e normave të interesit këtë vit u frenua në mënyrë të papritur dhe faktorët kryesorë ishin rënia e inflacionit dhe sidomos forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Leku i fortë ka përthithur një pjesë të presioneve të huaja inflacioniste dhe i ka lejuar Bankës së Shqipërisë të mbajë një normë interesi ndjeshëm më të ulët krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera europiane.
Në mënyrë më direkte, forcimi i Lekut ka neutralizuar efektin e rritjes së normave të interesit për huamarrësit me kredi në Euro dhe të ardhura në monedhën vendase.
Edhe Banka e Shqipërisë vlerëson se lëvizja e raportit të kredive me probleme deri tani ka qenë relativisht e ulët dhe e parë në një perspektivë të gjerë kohore, kjo luhatje konsiderohet brenda intervaleve të pranueshme.
Mbajtja nën kontroll e treguesit të kredive me probleme, paralelisht me rritjen e normave të interesit, ka ndihmuar në rritjen e mëtejshme të rezultatit financiar të sektorit bankar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar sipas standardeve të mbikëqyrjes arriti vlerën e 14.7 miliardë lekëve, me një rritje prej 127% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fitimi sipas standardeve lokale është edhe më i lartë se fitimi prej 13.6 miliardë lekësh i raportuar për të njëjtën periudhë, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)./MONITOR
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theks...
Edi Rama TIRANË- Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e...
Alternativa kryesore për investimet financiare në tregun shqiptar ngelen pasuritë e paluajtshme. Pas një stopimi në fundin e dekad&eu...
2023-shi po shfaq tiparet e një viti tranzicioni në zhvendosjen në rritje të normave të interesit në tregun financiar shqiptar. ...
foto ilustruese TIRANË- Tregtimi në bursë i energjisë për anëtarët e saj që u përkasin hallkave të n...
Grafiku Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një r&e...
Foto ilustruese Euro ka hyrë në javën e tetë të zhvlerësimit ndaj dollarit, me investitorët që po reagojnë nda...
Korporata Shqiptare e Investimeve e mbylli edhe vitin e kaluar pa asnjë të ardhur nga aktivitetet ekonomike. Sipas pasqyrave të audituara fina...
Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmijë u regjistruan në kopshtet publike në Tiranë sipa...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot një t...