Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Struktura e tarifave për pjesëmarrësit në tregjet e ALPEX-it duhet të jetë e njëjtë për të dy tregjet Shqipëri dhe Kosovë
TIRANË- Tregtimi në bursë i energjisë për anëtarët e saj që u përkasin hallkave të ndryshme bëhet kundrejt pagesës së tarifave specifike nga këto të fundit. Pagesa e këtyre tarifave i jep mundësinë bursës që të ketë një buxhet të pavarur për funksionimin e saj. Së fundmi, në Entin Rregullator të Energjisë është dorëzuar metodologjia e përcaktimit të strukturës së tarifave në ALPEX dhe miratimin e listës së tarifave.
Në dokumentin që i ka dërguar ERE, Bursa nënvizon se metodologjia është hartuar duke u mbështetur në eksperiencën e deritanishme përsa i përket tregtimit në Tregun e Ditës në Avancë për zonën e ofertimit Kosovë së bashku me bashkimin e tregjeve Shqipëri dhe Kosovë.
Ndërkohë në metodologji nënvizohet se në përcaktimin strukturës së tarifave për anëtarët pjesëmarrjes në tregjet ALPEX është marrë parasysh objektivi që kapitali neto i shoqërisë të jetë i barabartë me kapitalin e nënshkruar, atë në vlerën 250 milionë lekë deri në fund të vitit 2028.
Kjo strukturë tarifash duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:
-Struktura e tarifave për pjesëmarrësit në tregjet e ALPEX-it duhet të jetë e njëjtë për të dy tregjet Shqipëri dhe Kosovë.
-Struktura e tarifave për pjesëmarrësit në tregjet e ALPEX-it duhet të jetë e thjeshtë.
-Komponentët e tarifave për pjesëmarrësit në tregjet e ALPEX-it që ngarkojnë çdo pjesëmarrës duhet të reflektojnë në një farë mase kërkesat për të ardhura të buxhetuara.
-Tarifat për pjesëmarrësit nuk duhet në mënyrë të paarsyeshme apo të diskriminojnë ndonjë kategori pjesëmarrësish.
-Tarifat janë vendosur mbi bazë fitimi pas vitin 2024 dhe deri në vitin 2028 do gienerojnë fitim progresiv deri sa kapitali neto të jetë 250 milionë lekë.
-Pas vitit 2028 kur të arrihet targeti i mësipërm, tarifat do të vendosen mbi parimin e mos krijimit e të të ardhurave si qëllim në vetvete, por vetëm do mbulojnë totalin e kostove. Kthimi nga kapitali
ROE do të jetë në masën 5% në vit me qëllim për ta bërë ALPEX-in më atraktiv në mënyre që të përballojë sfidat e së ardhshmes, atë të riorganizmit të tregjeve të energjisë në Europe”, thuhet në dokumentin e ALPEX.
Tarifat në bursë sipas ALPEX
ALPEX ka dorëzuar bashkë me metodologjinë edhe një listë me tarifa të tij si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kështu një anëtar i bursës paguan tarifë administrative vetëm një herë në vlerën 200 euro, Tarifa e anëtarësimit nga ana tjetër që paguhet edhe kjo vetëm një herë është 7 mijë euro. Anëtari i klerimit paguan një herë një tarifë 5 mijë euro, kurse tarifa vjetore e një anëtari burse është sipas tabelës 10 mijë euro.
Tarifa variabël e tregtimit në bursë është llogaritur 0.070 euro/MWh ndërkohë që ajo e klerimit 0.020 euro/ MWh. Tarifa vjetore e trajnimit është 200 euro.
ALPEX nisi operimin në prill të këtij viti. U regjistrua si subjekt në 23 tetor 2020 me aksioner Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë me 57.25% të aksioneve dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës me 42.75% të aksioneve.
Marrë nga Monitor
Grafiku Inflacioni, i cili mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte mallrash të caktuar, ka shënuar një r&e...
Foto ilustruese Euro ka hyrë në javën e tetë të zhvlerësimit ndaj dollarit, me investitorët që po reagojnë nda...
Korporata Shqiptare e Investimeve e mbylli edhe vitin e kaluar pa asnjë të ardhur nga aktivitetet ekonomike. Sipas pasqyrave të audituara fina...
Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmijë u regjistruan në kopshtet publike në Tiranë sipa...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot një t...
Indeksi i çmimeve të importeve shënoi një rritje me 0,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7%. Ndryshimi tremujor i ...
Qeveria synon të identifikojë të gjithë konsumatorët e mëdhenj të energjisë ku klasifikohen bizneset dhe institucionet...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “P&e...
Foto ilustruese Shërbimi i përmbarimit shtetëror ka shfaqur vonesa të theksuara ku 27% e çështjeve kanë qenë n&eu...
Foto ilustruese Projekti për godinën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të nisë zbati...