LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët “hapin dyert” për Booking dhe Airbnb, lulëzon biznesi i qiradhënies, mbi 28 mijë apartamente të listuara

Vetëm në Airbnb kishte 15,375 banesa/apartamente të listuara për qira ditore në Shqipëri në qershor 2023 dhe rreth 13 mijë të tjera janë në Booking. Por ku qëndrojnë më shumë udhëtarët? Cilat lloje akomodimi do të mbizotërojnë tregun në të ardhmen?

6 Gusht 2023, 07:26 Nga I.A
Shqiptarët “hapin dyert” për Booking dhe Airbnb,
Foto Ilustruese

TIRANË- Në qershor, të ardhurat nga qiradhënia nëpërmjet platformës Airbnb arritën në 5.1 milionë euro për të gjithë ata që kanë vendosur që shtëpinë e tyre ta vënë në dispozicion të turistëve, duke shënuar një nivel rekord. Nga bujtina në dhoma private, në shtëpitë tradicionale e në apartamente moderne, nga fermat te vilat luksoze, ky biznes po merr zhvillim të shpejtë në Shqipëri. Vetëm në Airbnb kishte 15,375 banesa/apartamente të listuara për qira ditore në Shqipëri në qershor 2023 dhe rreth 13 mijë të tjera janë në Booking. Por ku qëndrojnë më shumë udhëtarët? Cilat lloje akomodimi do të mbizotërojnë tregun në të ardhmen? Dhe çfarë tendencash priten në sektorin e akomodimit në Shqipëri?

“Do të qëndroj në një mori vendesh si shtëpi pushimi, ferma dhe bujtina. Po kërkoj dhe një fermë pranë qendrës së qytetit të Beratit, ku të shijoj natyrën, por edhe të jem pranë qytetit”, shprehet Abby Willimas, turiste nga Kanadaja, e cila ka vendosur të vizitojë Shqipërinë, e vetme, për dy javë.

Marrja me qira e një shtëpie pushimi, apartamenti, ka revolucionarizuar industrinë e mikpritjes, përtej biznesit të hotelerisë. Tani konsumatorët përballen me një mori zgjedhjesh nga bujtina në dhoma private, nga shtëpitë tradicionale në apartamente moderne, nga fermat te vilat luksoze, që tashmë janë të disponueshme kudo në botë dhe po marrin zhvillim të shpejtë në Shqipëri.

Tani shtëpia e dikujt tjetër mund të jetë vendi ideal për të kaluar pushimet tuaja. Rritja e platformave për ndarjen e shtëpive, si Airbnb ose booking.com, po i jep hov biznesit të qiradhënies në gjithë vendin, i përqendruar kryesisht në qytetet kryesore turistike.

Sipas të dhënave nga AirDNA – e cila analizon statistikat për strukturat e akomodimit me qira ditore nga platforma Airbnb, – të vëna në dispozicion për “Monitor”, në qershor 2023 kishte 15,375 banesa/apartamente të listuara për qira ditore në Shqipëri, me rritje prej 133% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e grafikut tregojnë se rritja e ndjeshme e listimeve filloi që nga marsi i këtij viti, teksa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar turistik për të huajt.

Shtimi i listimeve është nxitur nga kërkesa e lartë për net-qëndrime. Po sipas të dhënave të AirDNA, kërkesa për net-qëndrime ishte 76,801 këtë qershor, me rritje të ndjeshme prej 147% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koha mesatare e qëndrimit luhatet në rreth 3 ditë, ndërsa në korrik dhe në gusht, u afrohet katër ditëve, sipas statistikave të AirDNA.

Të dhëna të tjera, sipas një kërkimi të “Monitor” në Booking.com tregojnë se në këtë platformë, janë regjistruar 13,005 struktura me qira ditore, ku 6749 janë shtëpi private dhe 5689 apartamente, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga vila, bujtina, ferma, kamperat etj., pa përfshirë hotelet dhe resortet. Shifra i përket muajit maj.

Në total, vlerësohet se së bashku në të dy platformat, në maj-qershor kishte rreth 28 mijë struktura me qira ditore në vend, që nuk janë hotele, apo resorte.

5.1 milionë euro vetëm në qershor nga Airbnb

Në qershor 2023 kishte rreth 76.8 mijë net-qëndrime në strukturat Airbnb, me çmim mesatar 66.6 euro/nata.

Nga të dhënat e AirDNA, të siguruara dhe të përpunuara nga “Monitor”, shihet se vetëm në muajin qershor 2023, nga këto struktura janë fituar rreth 5.1 milionë euro, me rritje vjetore 191%.

Në total, në 6 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat janë 13.4 milionë euro, me rritje prej 74% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2022, vetëm nga akomodimi përmes Airbnb.

Për gjithë vitin 2022, të ardhurat e gjeneruara ishin rreth 28.6 milionë euro, sipas AirDNA.

Deri tani, muaji më i mirë për qiradhënësit ishte gushti 2022, me 8.1 milionë euro të ardhura nga strukturat që jepen me AirBnb.

Teksa dhe numri i strukturave në Booking është pothuajse i njëjtë dhe çmimet të përafërta, vlerësohet se të ardhurat totale nga qiradhënia e Airbnb dhe Booking në 6-mujorin e parë ishin rreth 26 milionë euro, ndërsa rritja në pjesën tjetër të vitit pritet të jetë më e fortë, duke kulmuar në korrik-gusht e shtator.

Kërkesë e lartë edhe për vila

Shqipëria ndërkohë ofron edhe disa vila luksoze për ata që kërkojnë një përvojë pushimi të veçantë dhe të nivelit të lartë.

Këto vila ndodhen si në Tiranë, edhe në zonat bregdetare. Këto akomodime parapëlqehen nga të huajt por edhe nga vendasit që zgjedhin të bëhen një grup i madh për të përballuar shpenzimet së bashku.

Operatorët në treg thonë se kulmi i kërkesës është në verë, pasi edhe gjatë net-qëndrimet janë më të gjata nga të huajt. Kërkesat janë më të shumta nga vendasit në stinën e dimrit, pasi të rinjtë shqiptarë zgjedhin të kalojnë festa të ndryshme si fejesa, ditëlindje etj., në këto struktura.

Por një faktor tjetër për kryeqytetin është turizmi dentar, i cili kërkon një qëndrim të gjatë në Shqipëri.

Në Tiranë është rritur numri i vizitorëve të huaj kryesisht italianë dhe britanikë për qëllime mjekësore, si ndërhyrjet estetike dhe dentare. Qëndrimi i tyre është afatgjatë (minimumi 5 ditë) dhe me rikthim (vijnë pas disa javësh ose muajsh për të vijuar ndërhyrjet)- shprehen bizneset.

Vilat e pushimeve janë ideale për ata që kërkojnë privatësi dhe qetësi gjatë pushimeve. Shumica e këtyre strukturave janë të ndarë nga ndërtesat e tjera, ofrojnë një mjedis intim dhe çlodhës për pushuesit.

Në përgjithësi, çmimet variojnë nga 100-500 euro ose më shumë për një natë, kjo varet nga faktorë të ndryshëm si niveli i luksit që ofron, vendndodhja, komoditetet, sipërfaqja etj.

Bizneset thonë se çmimet shtrenjtohen me 50-70 euro në sezonin e verës për shkak të rritjes së kërkesës dhe konkurrencës.

Infrastruktura dhe masat e marra për lehtësimin e punës së këtyre bizneseve janë të pakta. Problem aktual për bizneset është mungesa e dezinsektimit, për të cilin u desh të merreshin masa nga vetë ata, pasi rritja e temperaturave shton natyrshëm intensitetin e insekteve dhe praninë e zvarranikëve.

Por edhe problemet e brendshme që lindën për shkak të mosplotësimit të kërkesave apo dëshirës për një çmim më të ulët janë një tjetër faktor që shqetëson këtë treg.

Ankesat e paqëndrueshme nga disa klientë, kryesisht polakë dhe italianë, si një taktikë për të përfituar ulje çmimi ose në rastin më të keq, të mos paguajnë. Dëmtimet dhe moskompensimi i pronës nga ata është një vështirësi tjetër që krijon shumë humbje për strukturat.

“Jemi duke qëndruar në një bujtinë, ku kemi takuar miq të rinj nga Australia, zakonisht darkat i kalojmë me ta”, thotë Dries Enserink nga Holanda që po vizion Tiranën së bashku me motrën e tij, Dalien.

Ata thonë se janë duke qëndruar në një bujtinë në qendër dhe se shoqëria që kanë gjetur atje ua ka bërë shumë më të këndshëm udhëtimin e tyre këtu.

Ashtu si në një shtëpi tradicionale përjetoni traditat, kulturën e një vendi apo në një fermë ku mund të shijoni natyrën si dhe ushqimin tradicional të vendit, bujtinat kanë veçantinë e tyre.

Miqësia që mund të gjesh me të rinj nga vende të ndryshme të botës. Zakonisht preferohet nga udhëtarët që udhëtojnë vetëm ose të shoqëruar nga një ose dy miq.

Bujtinat janë një nga bizneset që po përhapen shumë në vendin tonë, sidomos pas bumit turistik që prej vitit 2019. Rreth 70 janë regjistruar në Booking.com dhe 23 janë vetëm në Tiranë.

Bujtinat në Shqipëri zakonisht ndërtohen në qytete, zona turistike ose rrugë kryesore, duke u dhënë mysafirëve një mundësi të mirë për pushime të shkurtra.

Për shkak të qëllimit të tyre parësor të akomodimit afatshkurtër, këto struktura zakonisht ndërtohen me një ose disa kate, me dhoma të vendosura pranë njëra-tjetrës.

Një tjetër avantazh i shtëpive të pritjes është çmimi i arsyeshëm dhe i përballueshëm, të cilat variojnë nga 6-30 euro nata në vendin tonë.

Zhurmat, mungesa e sigurisë dhe dëmtimi i pronave, disa nga problematikat kryesore

Zhurmat, mungesa e sigurisë dhe dëmtimi i pronave janë disa nga problemet kryesore në tregun e shtëpive të pushimeve. Me zhvillimin e një sektori lindin probleme të ndryshme që prekin kryesisht vendasit.

Dhe ky treg nuk bën përjashtim, procesi i turizmit i udhëhequr nga platformat e ndarjes së shtëpive ka krijuar një ndarje midis vendasve dhe vizitorëve.

Shqetësimi i banorëve që jetojnë si rezidentë është gjithnjë në rritje, për shkak të fytyrave të reja që duhet të ndeshin çdo ditë, zhurmës nga festat me orare të zgjatura, por edhe mungesës së sigurisë.

Ndërkohë, vetë BE-ja ka shfaqur shqetësim për mungesën e transparencës në këto biznese. Nëntorin e kaluar, Komisioni Europian miratoi mbi politika dhe rregulla për të rritur transparencën në tregun e akomodimeve afatshkurtra.

Plani i ri, kërkon që të gjithë pronarët e shtëpive në bllokun e 27 vendeve të paraqesin një numër regjistrimi (NIPT). Platformave si Booking.com dhe Airbnb do t’u kërkohet të kontrollojnë numrat dhe të heqin nga lista subjektet që nuk respektojnë këtë rregull.

Ekspertët këmbëngulin se është thelbësore të arrihet një ekuilibër midis përfitimit të pronarit të banesave turistike dhe mirëqenies së fqinjëve.

“Duke miratuar një qasje më të harmonizuar ndaj rregullores, industria dhe qeveritë mund të punojnë më mirë së bashku për të përmirësuar aksesin në të dhëna, për të rritur transparencën dhe për të adresuar rregullat joproporcionale lokale që minojnë tregun” – deklaroi së fundmi, shefja e politikave publike të BE-së në Airbnb, Georgina Browes.

Kjo do të lejojë vendet e BE-së të kenë politika të ndryshme qasjeje.

Problemi më i shpeshtë në Shqipëri është mosparaqitja e turistëve që rezervojnë 2-3 struktura në të njëjtën kohë. Ata anulojnë pa lajmërim dhe refuzojnë për të dhënë një mjet identifikimi.

“Të huajt rezervojnë dy muaj përpara në Booking.com dhe në fund nuk paraqiten, ne nuk marrim paradhënie dhe mosparaqitja e tyre sjell një humbje të konsiderueshme për biznesin” – thotë Dizdari.

Marrë nga Monitor.al

airbnb booking

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje