LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet për ndërtesat, truallin dhe tokën bujqësore

aksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028

3 Gusht 2023, 14:19 Nga f.i
Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet
foto ilustruese

TIRANË- Taksimi mbi pasurinë e paluajtshme të individëve që vilet nga bashkitë do të ndryshojë tërësisht.

Qeveria ka publikuar për konsultim draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Taksa e pasurisë është takse vendore, vjetore. Në nenin 4 të projektligjit nënvizohet se taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës se taksueshme te pasurisë se paluajtshme me shkallen e zbatueshme ke taksës.

Te ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme që përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore.

Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028.

Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme 

Në një tjetër nen që është ai 12 drafti ndalet në shkallët e taksimit që do të aplikohet.
Kështu Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:

“a) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);

b) Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);

c) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pese për qind);

ç) Për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);

d) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një përq ind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të varioje në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

f) Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës

Këshilli Bashkiak cakton shkallet e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor 

4.Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohe shkallen e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse

5.Në rast se shkalla e takes për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me piken I të këtij neni, për atë kategori

6.Shkallēt e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjete) ditëve kalendarike nga dita e caktimit te tyre” thuhet në nenin 12.

Taksa mbi ndërtesën 

Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit te Ministrave.

Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si perqindje e bazës se taksës, është si me poshtë:

a) 0,05% (zero presje zero pese perqind) për njēsine e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për banim;

b) 0,2% (zero presje dy perqind) per njésine e nderteses qe pèrdoret, shfrytēzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkalles se takses perkatèse per te gjithe siperfagen ndertimore, pèr te cilen zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoj atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Detyrimi për taksen mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.

Autoritetet përgjegjëse për administrimin e takses mbi ndertesën janë Drejtoria  Pergjithshme e Takses se Pasurise dhe Bashkia.

Pergjegjesite e Drejtorise se Pergjithshme te Takses se Pasurise ne kuader të administrimit te taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Taksa mbi token bujqësore 

Baza e taksës për token bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës se dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vete-deklarim të sipërfaqes se tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Kategoritë minimale te tokave bujqësore jepen në shtojcën 2, të i bashkëlidhet këtij ligji. Për do kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak mund të miratojë nënkategori.

Niveli i takes caktohet ne leke për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Nivelet treguese te takes, për do kategori minimale të bazës se taksës, jepen në shtojcën 3, të këtij ligji.

Përjashtimet nga taksa e pasurisë 

Draftligji parashikon një sërë ndërtesash të cilat përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme dhe të tilla janë të listuara në një nen të veçantë disa.

Të tilla janë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara që në 30 nëntor të vitit të para vitit tatimor janë duke u ndërtuar, strukturat akomoduese hotel resort me katër dhe pesë yje që janë marka ndërkombëtare, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, njësitë rezienciale që deklarohen si në pronësi apo posedim të kryefamiljarëve që janë në skemën e ndihmës ekonomike, njësitë rezitenciale të pensionistëve që kanë vetëm pension si të ardhur.

PRAGJET MAKSIMALE TË ZBRITJES PËR BANESËN E PARË NË BASHKI TË NDRYSHME

Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet

Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet

Projektligji i ri për taksën e pronës/ SKEMA: Sa do paguhet

taksa e prones prone


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet