LIVE UPDATES
Ekonomi

KKT kalon lejen për disa godina tek Marina e Jahteve në Durrës, ndërtime në Tiranë dhe hotele në bregdet 

Ndërkohë një numër lejesh janë miratuar për hotele e resorte në zonën e Jugut , Gjirin e Lalëzit apo në Shëngjin. Tek vendimet janë edhe një sërë të lidhura me projekte energjie konkretisht hidrocentrale dhe impiante fotovolatikë.

2 Gusht 2023, 22:50 Nga I.A
KKT kalon lejen për disa godina tek Marina e Jahteve në Durrës,
Foto Ilustruese

TIRANË- Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi teksa numri i lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh por edhe kullash nuk ka lënë jashtë as kryeqytetin. Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të Territorit në 1 gusht parashikonte në total dhjetra vendime ku bien në sy projekte që kanë edhe statusin e investimit strategjik.

Ndër projektet në fjalë në sy bie leja e ndërtimit për projektin që do të zhvillohet në Durrës i njohur si Durrës Marina & Yacht. Ndërkohë një numër lejesh janë miratuar për hotele e resorte në zonën e Jugut , Gjirin e Lalëzit apo në Shëngjin. Tek vendimet janë edhe një sërë të lidhura me projekte energjie konkretisht hidrocentrale dhe impiante fotovolatikë.

Më poshtë lista e plotë me vendimet e KKT:

Për ndryshimin e Vendimit Nr. 01, datë 28.12.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në bregdet “Baks Rrjoll dhe Rana e Hedhun – Port Shëngjin”. 
Për ndryshimin e Vendimit Nr. 04, datë 28.07.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ ose i nevojshëm t’i paraprijë lejes për zhvillim, ndërtim apo deklaratës paraprake për kryerjen e punimeve”, i ndryshuar.  
Për miratimin e korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Tiranë, të miratuar me Vendimin Nr.1, datë 14.04.2017, të Këshillit Kombëtar të Territorit, i rishikuar.
 Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Parku Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zona e mbrojtur përreth tij”, me vendndodhje në Bashkitë Mat, Mirditë dhe Kurbin, me subjekt zhvillues Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale “Aleksandër Moisiu”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
 Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati në godinën e Fakultetit të Shkencave Sociale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin e Tiranës.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Përmirësimi i infrastrukturës dhe hyrjes së Parkut Arkeologjik të Apollonisë”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues Bashkinë Fier.
Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra Multifunksionale e shërbimeve të përkujdesit shoqëror”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë, me subjekt zhvillues Bashkinë Divjakë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati i Godinës së Institutit të Mjekësisë Ligjore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidencë me mur rrethues dhe ambiente ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Republika Popullore e Kinës”. 
. Leje Ndërtimi për objektin: “Korpusi Avokatia”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i postbllokut Nr. 4 në Garnizonin Skënderbej”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.
 Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Linjës së re 110 kV, dopio qark Elbasan – Cërrik”, me vendndodhje në Bashkitë Elbasan dhe Cërrik, me subjekt zhvillues “Operatorin e Sistemin të Transmetimit (OST)” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Njësinë Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqëritë “Albsolar” sh.p.k dhe “H&E Energy” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Parku Fotovoltaik 5GX Energy Sol Park”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “5GX Energy” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bigëind” sh.p.k  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC Ljusa”, në përroin e Zallit të Madh, Bashkia Mat, me subjekt zhvillues shoqërinë “Diezela” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC Shiroku, në përroin e Hotomizës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë subjektit zhvillues shoqërinë “DELIU 3D” sh.p.k.  
. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Kalivare 1, 2, 3, 4, në përroin e Kalivares dhe degët e tij, ai i Kimzës dhe ai i Mesulit, që derdhen në lumin Fan i Madh, Bashkia Pukë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “BE-IS Energy” sh.p.k.  
Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Ndërtimin e Hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, Komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Shpërdhaza Energji” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe rritja e kapacitetit të Hec Çarshovë”, me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kenxhi” sh.p.k.  
. Leje Zhvillimi për objektin: “Godina me funksion banimi, Shëngjin” me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino” me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me zhvillues shoqëria “Dukagjini Group” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Paris i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sara-El” sh.p.k.  
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k.  
Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana East Toëer Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geo Construction” sh.p.k. 
 Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Banimi, Hoteleri me Shërbime dhe parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k.  
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi dhe hotelerie 1-7 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Brunes” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Unico Construction” sh.p.k. . Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forerver Construction” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me destinacion shërbime” me vendndodhje në Rrugën: “Brigada 8”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Infinity Investment” sh.a.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.  
. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.  
. Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti turistik “Lura 5”, Faza 3”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Adriatica Resort”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Inara”, me vendndodhje në Plazh, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ger.Ard” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vila Çipi” sh.p.k.  
 Leje Zhvillimi: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje përgjatë Rrugës Pavarësia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k. 
. Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik dhe rezidencial “Village Square”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “La Brisa” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ulin Hotel”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Z. Emiriom Kodhima.  
 Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura banimi individuale” me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues Znj. Dhurata Besim Marku, Z. Jonel Thanas Poci, Znj. Marjeta Pal Perlala, Z. Kostandin Thodhoraq Jano, Z. Eraldo Arian Mene.
. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukurë agroturizëm dhe hoteleri” , me vendndodhje në Gjomollë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Abeille’s Resort” sh.p.k.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks vilash 2 kate me podrum”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Minaron 09” sh.p.k.
 Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Z.Arben Mehmeti.
. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks në funksion të turizmit”, me vendndodhje në Bërdenesh, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DAED” sh.p.k.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe pikë shërbimi”, me vendndodhje në Bubullimë, Bashkia Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë shoqërinë “Gega Center GKG” sh.p.k.
. Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi me funksion magazinimi dhe tregtimi”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Astral” sh.p.k.
 Leje Zhvillimi për objektin: “Ambjente Shërbimi dhe Akomodimi për Agroturizëm” , me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Z. Shpëtim Kullolli.  
Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë kati i shkollës profesionale “Asim Vokshi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë. 56. Për miratimin e lejes për shtyrje afati të punimeve për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë. 57. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 29.05.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar. 

Marrë nga Monitor.al

kkt

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë