LIVE UPDATES
Ekonomi

Më datë 1 mars hyn në fuqi rregullorja që mundëson transferimin e llogarive të pagesave mes institucioneve financiare

Rregullorja pritet të nxisë më shumë konkurrencën mes institucioneve të pagesave (banka dhe jobanka) dhe të lehtësojë zgjedhjet e konsumatorëve.

27 Shkurt 2023, 07:42 Nga DOSJA
Më datë 1 mars hyn në fuqi rregullorja që mundëson
Foto Ilustruese

TIRANË- Më datë 1 mars do të hyjë në fuqi rregullorja që mundëson transferimin e llogarive të pagesave mes institucioneve financiare në vend. Rregullorja “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave” u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në fund të vitit të kaluar dhe detyron ofruesit e shërbimeve të pagesave të mundësojnë shërbimin e transferimit midis llogarive të pagesave të mbajtura në të njëjtën monedhë, për të gjithë klientët e sektorit financiar në Shqipëri.

Rregullorja pritet të nxisë më shumë konkurrencën mes institucioneve të pagesave (banka dhe jobanka) dhe të lehtësojë zgjedhjet e konsumatorëve. Transferimi i llogarisë do të kryhet nga subjekti marrës i shërbimit të pagesës, pas marrjes së autorizimit nga konsumatori. Në rastin kur llogaria zotërohet nga dy ose më shumë persona, autorizimi duhet të merret nga secili prej tyre.

Subjekti marrës i shërbimit të pagesës, brenda dy ditëve të punës nga marrja e autorizimit të konsumatorit do t’i kërkojë ofruesit transferues të shërbimit të pagesës të dërgojë një listë të urdhër – pagesave periodike për transferta krediti dhe informacionin e disponueshëm për mandatet e debitimit direkt që janë transferuar.

Subjekti transferues duhet të ndalojë pranimin e debitimeve direkte dhe transfertave të kreditit në mbërritje, me efekt nga data e specifikuar në autorizimin e nënshkruar nga konsumator. Gjithashtu, ofruesi transferues i shërbimit të pagesave duhet të anulojë urdhër-pagesat periodike, me efekt nga data e specifikuar në autorizim, të transferojë çdo balancë kreditore të mbetur drejt llogarisë së pagesës që konsumatori ka me ofruesin marrës të shërbimit të pagesës dhe të mbyllë llogarinë e pagesës në datën e specifikuar nga konsumatori.

Ofruesi transferues ose dhënës i shërbimit të pagesës ka afat pesë ditë pune për të kryer të gjitha procedurat e mësipërme.

Rregullorja parashikon gjithashtu që të gjitha tarifat që i ngarkohen konsumatorit në këtë proces, qoftë nga subjekti marrës apo transferues, duhet të jenë të arsyeshme dhe të orientuara drejt kostove. Tarifat dhe të gjitha kushtet e tjera të lidhura me shërbimin e transferimit të llogarive të pagesës duhet të jenë të publikuara dhe të disponueshme në çdo kohë nga të gjitha subjektet e licencuara për shërbime të pagesave.

Kjo rregullore synon gjithashtu të lehtësojë krahasimin mes tarifave të shërbimeve të pagesave mes institucioneve të ndryshme financiare dhe njëkohësisht të mundësojë transferimin e llogarive mes institucioneve të ndryshme të pagesave. Banka e Shqipërisë do të hartojë dhe do të publikojë një listë me të paktën 10 dhe jo më shumë se 20 shërbimet më përfaqësuese të lidhura me një llogari pagese, të cilat janë subjekt i një tarife.

Banka e Shqipërisë do të marrë në konsideratë shërbimet që përdoren më shpesh nga konsumatorët në lidhje me llogarinë e tyre të pagesës dhe gjenerojnë kostot më të larta për ta. Ofruesit e shërbimeve të pagesave do të raportojnë pranë Bankës së Shqipërisë raporte tremujore mbi tarifat e aplikuara për shërbimet e përfshira në listë. Në rast të ndonjë ndryshimi të tarifave ose hedhjes në treg të produkteve të reja përpara tremujorit raportues në vijim, ofruesit e shërbimit të pagesave duhet të raportojnë menjëherë në Bankën e Shqipërisë tarifat e reja.

Gjithashtu, ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet t’i vendosin në dispozicion konsumatorit përpara lidhjes së kontratës për një llogari pagese, një dokument që përmban informacion mbi tarifat përkatëse dhe që përfshin termat e standardizuara në listën e shërbimeve më përfaqësuese të hartuar nga Banka e Shqipërisë. Ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet të dokumentojnë nënshkrimin e dokumentit nga konsumatori dhe datën e nënshkrimit të tij.

Gjithashtu, ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet ti paraqesin konsumatorit, të paktën çdo vit dhe pa pagesë, një pasqyrë mbi të gjitha tarifat e aplikuara, në format të ngjashëm me një faturë analitike.

Pasqyra mbi tarifat e aplikuara duhet të përmbajë tarifën për njësi, të aplikuar për secilin shërbim dhe numrin e rasteve që shërbimi është përdorur gjatë periudhës përkatëse; shumën totale të tarifave të aplikuara gjatë periudhës përkatëse për secilin shërbim, secilën paketë të shërbimeve të ofruara dhe shërbimet që tejkalojnë sasinë e mbuluar nga tarifat e paketës; normën e interesit të kredisë kufi (overdraftit) të aplikuar për llogarinë e pagesës dhe shumën totale të interesit të aplikuar në lidhje me overdraftin; normën e interesit kreditor të aplikuar për llogarinë e pagesës dhe shumën totale të interesit të fituar gjatë periudhës; shumën totale të tarifave të aplikuara për të gjitha shërbimet e ofruara gjatë periudhës.

Marrë nga Monitor.al

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 08:12 I.A

Luftërat e çipave

Foto Ilustruese JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një q...

Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale