LIVE UPDATES
Ekonomi

Sektori bankar zgjeroi më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare edhe në 2023

Zhvlerësimi i Euros megjithatë ka bërë pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar të mbetet pothuajse e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit 2022, me 4.2% të aktiveve totale të sektorit.

23 Shkurt 2024, 07:51 Nga r.ll
Sektori bankar zgjeroi më tej investimin në Eurobondet e qeverisë
foto ilustruese

TIRANË- Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit të kaluar arritën vlerën e 83 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 4%.

Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte disa herë më e lartë. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë. E pastruar nga efekti i kursit, rritja e investimit të bankave në Eurobonde do të ishte rreth 13%.

Zhvlerësimi i Euros megjithatë ka bërë pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar të mbetet pothuajse e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit 2022, me 4.2% të aktiveve totale të sektorit.

Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.4% të vlerës totale të aktiveve, me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Qeveria shqiptare emetoi Eurobondin e gjashtë në qershor të vitit të kaluar, me vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe afat maturimi 5-vjeccar. Megjithatë, në një masë të madhe investimet e bankave në Eurobonde kryhen nëpërmjet blerjeve në tregun dytësor.

Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit, për disa arsye. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.

Paralelisht, rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në dhjetor 2023, depozitat në Euro rezultuan në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, kreditimi i sektorit privat vitin e kaluar pati një zhvendosje të ndjeshme drejt Lekut, për shkak të normave më të ulëta të interesit. Madje, shumë huamarrës vendosën të konvertonin kreditë e tyre nga Euro në Lek, për shkak të interesave të favorshme, por edhe kursit të ulët të këmbimit.

Edhe kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në Lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë nëEeuro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar./MONITOR

sektori bankar ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit