LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve

Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

21 Shkurt 2024, 07:18 Nga r.ll
Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat
foto ilustruese

TIRANË- Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.

Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

Avokati Përparim Caca pohoi për “Monitor” se tashmë ka raste konkrete të shtrenjtimit të tarifave nga psikologët pranë gjykatave. Sipas tij rritja varion nga 15 deri 20%.

“Tashmë është fakt që në disa prej rasteve qytetarët po paguajnë për shërbimin ndaj psikologut në seancat gjyqësore më shumë se paguanin vitin e kaluar. Tarifa ndaj psikologut për akt ekspertimi nga 50,000 lekë kushton 57,500 për shkak të zbatimit nga 1 janari 2024 të tatimit mbi të ardhurat përkatësisht në normat 15 dhe 23%”. Shtrenjtim të tarifave pritet të ketë edhe nga avokatët sipas Përparim Cacës nga 20 deri 30%.

Eglantina Nikollaj, psikologe e regjistruar në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë, pohoi se deri tani në dijeni të saj nuk ka hasur në raste të ndryshimit të tarifave, por ajo thekson se rritja e tyre është e pashmangshme.

“Trendi për rritjen e tarifave të shërbimit nga psikologët do të jetë e paevitueshme për shkak të ndryshimit të tatimit në profesionet e lira nga 0 në normat 15-23%. Rritja do t’u faturohet qytetarëve”, pohon ajo.

Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur edhe në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private.

Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtuar në 2,000 (rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3,000 lekë kanë arritur në 4,000 lekë (rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë (rritja 25%).

Romina Radonshiqi pedagoge e shkencave ekonomike tha se profesionistët e lirë gjenden përballë një dileme të rrisin çmimet apo të ulin marzhet e fitimit nga aktiviteti që ata kryejnë. Tashmë sipas saj një pjesë e profesionistëve të lirë kanë nisur rritjen e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve duke krijuar pakënaqësi tek qytetarët shqiptarë.

“Rritja e çmimeve do të prekë buxhetin e familjeve shqiptare, duke vënë në vështirësi shëndetin financiar në kushte ku vendi ynë ka një nivel të lartë të kostos së jetesës për shkak të nivelit të pagës mesatare dhe rritjes së çmimeve për produkteve bazë.

Gjithashtu, rritja e çmimeve do të ulë kërkesën për aktivitetet e profesionistëve të lirë ku një pjesë e tyre mund të arrijnë deri në mbylljen e aktivitetit apo të mendojnë të largohen nga vendi dhe të ofrojnë shërbimet e tyre jashtë vendit”, nënvizon ajo.

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024. Ndryshimet ligjore hasën kundërshtime nga shumë shoqata për profesionet e lira, si Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, Dhoma Kombëtare e avokatisë që e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Në muajin dhjetor u botua në fletoren zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Në total sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri 29 mijë biznese të profesioneve të lira. MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%./ MONITOR

sherbime mjekesore psikologe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet