LIVE UPDATES
Ekonomi

Përmirësohet deficiti i skemës së pensioneve më 2023, arrin në 0.8% të PBB-së

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 124,6 miliardë lekë me 2023, me rritje vjetore 18%, nga ana tjetër shpenzimet për skemën e pensioneve u rritën në të njëjtën periudhe me vetëm 4 %.

22 Shkurt 2024, 07:28 Nga M.B
Përmirësohet deficiti i skemës së pensioneve më 2023,
Ervin Mete

TIRANA- Deficiti i skemës publike është përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar, pasi të ardhurat nga kontributet u rritën me ritme shumë më të larta se shpenzimet për pagesat e pensioneve. Ministri i Financave, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pas miratimit të Aktit Normativ për Buxhetin 2024, se “gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë”. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 124,6 miliardë lekë me 2023, me rritje vjetore 18%, nga ana tjetër shpenzimet për skemën e pensioneve u rritën në të njëjtën periudhe me vetëm 4 %. Rritja e të ardhurave me shumë se rritja e shpenzimeve solli në rënie deficitin e skemës së pensioneve në një vlerë 45,6 miliardë lekë, 20% më e ulët se vitit 2022.

Deficiti i skemës së pensioneve është ndihmuar nga rritja e të ardhurave me ritme dy shifrore. Të ardhurat u nxitën nga shtimi i punësimit, rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave në të gjitha nivelet vitin e kaluar. Në anën tjetër presionet mbi shpenzimet mbeten të ulëta pasi gjithnjë e më shumë pensionistë nuk po plotësojnë kriteret për pension të plotë. Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, por ata që dolën në pension kishin mesatarisht vetëm 27 vite pune me sigurime. Personat që dolën në pension në vitin 2012 kishin paguar mesatarisht 34 vite sigurime dhe në vitin 2023, vetëm 27. Mosplotësimi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni.

Në njërën anë, pensionistët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër, vit pas viti, bashkë me moshën e daljes në pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë. Por me ritmet aktuale, pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal. Duke qenë se tani, kriteri i viteve me kontribute po plotësohet gjithnjë e më pak, pensionet e reja të pleqërisë rezultojnë të ngjashme me pensionet sociale, duke dekurajuar kështu pagesën e kontributeve nga punonjësit aktualë, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% më 2021.

Mete: Ekonomia performoi mirë

Ministri i Financave Ervin Mete tha sot pas ndryshimit të buxhetit se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.

“Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010. Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së. Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme. Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Nisur nga këto zhvillime, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së. Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor.

Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, ndryshimet në këtë akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor. Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit”, tha Mete./ Monitor

ervin mete pensionet e te moshuarve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet