LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e yield-eve, për 9 muaj individët investuan mbi 30 miliardë lekë në bono dhe obligacione

Ndërkohë, vlera e investimit në obligacione për nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në pothuajse 7 miliardë lekë, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë. Obligacionet përbënin rreth 23% të investimeve totale të individëve në tregun primar të letrave të borxhit qeveritar për periudhën 9-mujore.

25 Tetor 2022, 06:45 Nga DOSJA
Rritja e yield-eve, për 9 muaj individët investuan mbi 30
Foto Ilustruese

TIRANË- Individët investuan një shumë rekord prej 30.2 miliardë lekësh ose rreth 258 milionë eurosh në borxhin e ri të emetuar nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar për nëntë muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve u rritën me 138% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bonot e thesarit vazhdojnë të dominojnë investimet e individëve dhe këtë vit po shënojnë ritme shumë të larta të rritjes. Statistikat tregojnë se individët investuan 23.3 miliardë lekë në ankandet e bonove të thesarit, shumë kjo 228% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bonot përbënin rreth 77% të blerjeve totale në tregun primar.

Ndërkohë, vlera e investimit në obligacione për nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në pothuajse 7 miliardë lekë, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë. Obligacionet përbënin rreth 23% të investimeve totale të individëve në tregun primar të letrave të borxhit qeveritar për periudhën 9-mujore.

Në mënyrë të tërthortë, shifrat tregojnë se rritja e shpejtë e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë këtë vit ka sjellë një rritje të ndjeshme të investimeve të individëve në to. Kjo tendencë është veçanërisht e dukshme te bonot e thesarit, ku rritja e yield-eve ka qenë edhe më e shpejtë. Po të kemi parasysh edhe rritjen shumë të ngadaltë të depozitave bankare në lekë deri tani gjatë këtij viti, mund të arrijmë në përfundimin se rritja e yield-eve dhe thellimi i diferencës mes tyre dhe interesave bankare të paktën pjesërisht ka bërë që individët të preferojnë gjithnjë e më shumë bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare. Një zhvillim i tillë mund të rrisë gradualisht presionin mbi sektorin bankar për të rritur me ritme më të shpejta normat e interesit të depozitave.

Paralelisht, ky është edhe një tregues i zgjerimit të horizontit të atyre individëve që zotërojnë kursime apo të ardhura në vlera të konsiderueshme. Nëse deri para pak vitesh kthimet më të larta kërkoheshin kryesisht përmes fondeve të investimit, tashmë më shumë individë po zgjedhin të marrin pjesë vetë në ankandet e tregut primar, përmes ndërmjetësve të licencuar financiarë, që janë zakonisht bankat tregtare. Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi anullimin e vendimit të mëparshëm për mbylljen e aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Kjo nënkupton se pjesëmarrja në ankandet e bonove do të vazhdojë të bëhet edhe nëpërmjet sporteleve të bankës qendrore, duke iu dhënë individëve më shumë alternativa.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, individët mbanin rreth 17.65% të stokut të borxhit të brendshëm publik në mesin e vitit 2022. Në vlerë, kjo përkthehet në afërsisht 120 miliardë lekë.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikëqyrjes financiare bonot e thesarit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim