LIVE UPDATES
Ekonomi

Konfindustria kundër Paketës Fiskale 2023: Jo profesionale dhe e paplotë, favorizon lobet importuese! Të hiqet taksa e qarkullimit

Përmes një deklarate Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku shprehet se paketa fiskale 2023 është jo profesionale dhe e paplotë, duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike të fundit në tregjet vendore dhe globale. Buxhuku thotë se qartësisht paketa e re fiskale dëmton prodhuesit vendor dhe favorizon qartësisht lobet importuese.

24 Tetor 2022, 09:37 Nga e.k
Konfindustria kundër Paketës Fiskale 2023: Jo profesionale dhe e
Edi Rama dhe Gjergj Buxhuku

TIRANË- Konfederata e Indrustrive të Shqipërisë (Konindustria) ka shprehur kundërshti të forta lidhur me paketën fiskale të propozuar nga qeveria për vitin 2023. Përmes një deklarate Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku shprehet se paketa fiskale 2023 është jo profesionale dhe e paplotë, duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike të fundit në tregjet vendore dhe globale. Buxhuku thotë se qartësisht paketa e re fiskale dëmton prodhuesit vendor dhe favorizon qartësisht lobet importuese.

"Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë.  Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese," thuhet në deklaratë.

Ai deklaroi se Konfindustria po përgatit një listë kërkesash për paketën fiskale 2023. Sipas Konfindustrisë, duhet të ndërmerren masa për uljen e taksës së qarkullimit në mënyrë që të ulet çmimi i karburanteve.

"Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqëndrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve. Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht", thuhet më tej në deklaratë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë. Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese.

Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqëndrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve.

Në anketën e organizuar nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregëtar përkatësisht cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.

Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht. Mbështetur në të gjithë krahësimet e zhdoganimeve dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët. Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit.

Konfindustria vlerëson, se ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.

paketa fiskale 2023 gjergj buxhuku konfindustria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet