LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti 2023, shpenzimet për interesat e borxhit parashikohen në rritje me 20%

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Mbështetur në relacionin e buxhetit, ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për të përballuar rritje përtej atyre të parashikuara si skenar më i mundshëm i normave të interesit përgjatë vitit 2023 dhe pjesës së mbetur të vitit 2022.

24 Tetor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Buxheti 2023, shpenzimet për interesat e borxhit parashikohen në
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave parashikon një rritje me rreth 20% të interesave të borxhit për vitin e ardhshëm. Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekë ose 2.8% të PBB, duke përfshirë në këtë shumë dhe kontigjencën për rreziqet e borxhit. Shpenzimet për interesa parashikohen të rriten me 20% krahasuar me vitin 2022 (krahasimi me buxhetin e rishikuar të këtij viti), ndërsa në terma realë rritja e shpenzimeve të borxhit do të jetë në masën e 0.1 % e PBB-së.

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Mbështetur në relacionin e buxhetit, ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për të përballuar rritje përtej atyre të parashikuara si skenar më i mundshëm i normave të interesit përgjatë vitit 2023 dhe pjesës së mbetur të vitit 2022.

Sipas ligjit organik të buxhetit, në çdo vit buxhetor të planifikuar duhet të përfshihet një kontingjencë e veçantë, prej jo më pak se 0.7% e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit me ndikim në nivelin e borxhit. Ministria e Financave parashikon që borxhi publik për vitin e ardhshëm të ulet në 67.5% të PBB-së, nga 68.8% që është niveli i pritshëm për vitin 2022.

Gjatë viteve të fundit ekspozimi ndaj riskut të normave të interesit ka ardhur duke u zbutur, kryesisht për shkak të rikompozimit të portofolit të borxhit të brendshëm në drejtim të titujve afatgjatë me norma interesi fikse, si edhe bazuar në normat e interesit në nivele të ulëta në tregun e brendshëm dhe të huaj. Megjithatë, duke nisur nga viti 2022 risku i normave të interesit është në rritje të dukshme, duke marrë parasysh nivelin e lartë të borxhit afatshkurtër, si edhe pritshmëritë për rritje të normave të interesit në tregje pas situatës së krijuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Në periudhën afatshkurtër, ky kërcënim është zbutur nga struktura ekzistuese e normave të interesit, në të cilën më shumë se 90% e stokut të borxhit të brendshëm përbëhet nga instrumente me normë interesi fikse. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, shpenzimet për interesa u rritën me rreth 800 milionë lekë ose 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht si rezultat i rritjes së stokut të borxhit në vlerë nominale si edhe efektit të rritjes së normave të interesit të instrumenteve qeveritare. Por, rritja e yield-eve është shpejtuar ndjeshëm pas tremujorit të tretë, çka tregon se impakti i rritjes së normave të interesit do të jetë më i dukshëm në vazhdim.

Përveç rritjes së yield-eve, tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë është karakterizuar nga një pjesëmarrje më e ulët e investitorëve në ankande. Sipas Ministrisë së Financave, financimi neto (emetime-maturime) në tregun e brendshëm për 6-mujorin 2022 rezultoi në vlerën e -2.8 miliardë lekë. Rënia e huamarrjes së brendshme neto ka reflektuar hezitimin e bankave për të investuar në obligacione shtetërore, kryesisht në ato afatgjata, për shkak të pasigurisë së ardhshme dhe pritshmërive për rritje të normave së interesit, bazuar në zhvillimet e fundit në tregjet financiare, ndikuar nga pasojat e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, menaxhimi i borxhit do të ketë në fokus plotësimin e nevojave për huamarrje, duke mbajtur në konsideratë përmirësimin e mëtejshëm të strukturës së borxhit  në drejtim të uljes së ekspozimit ndaj risqeve. Gjithashtu, në tregun e brendshëm do të merren masa për të inkurajuar pjesëmarrjen e investitorëve në letrat me vlerë qeveritare. Në tregun e brendshëm, nëpërmjet titujve afatshkurtër kryesisht do të synohet rifinancimi i titujve ekzistues, si dhe menaxhimi i nevojave për likuiditet. Ndërkohë, nëpërmjet titujve afatgjatë do të synohet të realizohet huamarrja e re e planifikuar.

Yield-et e letrave me vlerë të qeverisë kanë ndjekur një tendencë rritëse duke filluar nga muaji mars 2022, rritje kjo e ndikuar nga rritja e normës bazë të interesit në tregun vendas si edhe nga pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normave të interesit në përgjigje të inflacionit të rritur.

Marrë nga Monitor.al

ekonomia ne shqiperi ministria e financave buxheti i shtetit 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet