LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e kredisë me probleme u frenua në mars, tremujori mbyllet në nivelin 5.15%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky raport ishte 5.15%, me një ndryshim shumë të lehtë nga niveli 5.16% i muajit shkurt.

11 Maj 2023, 07:42 Nga I.A
Rritja e kredisë me probleme u frenua në mars, tremujori mbyllet
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e raportit të kredive me probleme u frenua në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky raport ishte 5.15%, me një ndryshim shumë të lehtë nga niveli 5.16% i muajit shkurt.

Raporti i kredive me probleme e kishte nisur me një rritje të lehtë të lehtë vitin 2023, rritje që ishte në fakt e pritshme duke marrë në konsideratë inflacionin e lartë, rritjen e normave të interesit dhe ngadalësimin e kreditimit në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Megjithatë, deri tani rritja po mban përmasa të kufizuara. Raporti i kredive me probleme është rritur me vetëm 0.15 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit të kaluar, ndërsa qëndron në nivele pak më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rreth 0.2 pikë përqindje më pak.

Një ndikim në frenimin e rritjes së këtij treguesi gjatë muajit mars mund të ketë pasur edhe rikthimi i rritjes së portofolit të kredisë në të njëjtën periudhë, pas pesë muajsh radhazi në rënie. Në fund të marsit, vlera totale e portofolit në 711 miliardë lekë, në rritje me 1.1 miliardë lekë krahasuar me shkurtin.

Kreditimi ka dhënë sinjale përmirësimi në tremujorin e parë të vitit. Rënia e inflacionit dhe frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se i ka zbutur ndjeshëm pasiguritë e vitit të kaluar. Yield-et e titujve të borxhit qeveritar, që janë tregues referues edhe për kreditë me interesa të ndryshueshëm në lekë, kanë pësuar rënie të dukshme.

Në tre vitet e fundit, raporti i kredive me probleme ka ruajtur një tendencë në rënie, pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që solli tërmeti, pandemia dhe inflacioni i lartë. Kjo tendencë u ruajt edhe vitin e kaluar, megjithëse me ritme më të ngadalësuara.

Bankierët mendojnë se viti 2023 do të tregojë më së shumti se cilat do të jenë efektet reale të rritjes së çmimeve dhe sidomos të rritjes së normave të interesit mbi cilësinë e portofolit të kredisë bankare. Deri tani, këto efekte duken të lehta.

Një rritje më e përshkallëzuar dhe më e shtrirë në kohë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë ka gjasa të amortizohet më lehtë nga tregu financiar dhe të ketë ndikime më të përballueshme në çmimin e borxhit të sektorit privat.

Nga ana tjetër, mund të vlerësohet se një ndikim të konsiderueshëm pozitiv po jep edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Më shumë se gjysma e portofolit të kredisë bankare është në valutë të huaj dhe një pjesë e mirë u takon huamarrësve që i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë.

Kursi i euros ka prekur tashmë minimumet historike dhe monedha europiane ku humbur afërsisht 8% të vlerës krahasuar me një vit më parë. Kjo po i ndihmon huamarrësit në valutë të përballojnë më lehtë rritjen e normave të interesit dhe uljen e fuqisë blerëse që ka shkaktuar inflacioni i lartë.

Sidoqoftë, Banka e Shqipërisë ka gati një plan masash për të parandaluar një rritje të rëndësishme të kredive me probleme, që ka në thelb lehtësimin e ristrukturimeve. Deri tani, rritja e kredive me probleme nuk paraqitet në nivele shqetësuese. Por, nëse kjo rritje do të shpejtohet, pritet të aplikohet pezullimi i përkohshëm i kërkesave për klasifikimin si kredi me probleme të kredive që ristrukturohen.

Marrë nga Monitor.al

kredi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më