LIVE UPDATES
Ekonomi

Individët po blejnë borxhin e qeverisë, investimet në bono dhe obligacione, rritje rekord në T I 2023

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 15.1 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 67.9% krahasuar me një vit më parë.

10 Maj 2023, 07:25 Nga I.A
Individët po blejnë borxhin e qeverisë, investimet në bono
Foto ilustruese

TIRANË- Investimet e individëve në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare vazhduan të rriten edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 15.1 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 67.9% krahasuar me një vit më parë.

Rritja ishte edhe më e lartë e shprehur në numër transaksionesh, që arritën në 5895, me një rritje prej 113.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas llojit të instrumenteve financiare, kontributin kryesor e dha rritja shumë e lartë e investimit në bono thesari.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar arriti në 11.5 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 84.3%. Investimi në instrumentet aftashkurtra ngelet dominues mes individëve, me 76% të vlerës totale të investuar gjatë periudhës.

Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.6 miliardë lekë, 30.4% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare.

Por, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e shfuqizoi vendimin e mëparshëm, që parashikonte ndërprerjen e ofrimit të shërbimit e investimit në bono thesari për individët.

Ky vendim u argumentua me nevojën për të lehtësuar pjesëmarrjen e indiidëve në ankande, sidomos gjatë një periudhe kur kërkesa ra ndjeshëm, për shkak të pasigurisë së lartë mes investitorëve institucionalë, shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Vitin e kaluar, rritja e fortë e yield-eve të bonove dhe obligacioneve solli një interes të shtuar nga individët për të investuar në këto instrumente. Për vitin 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht se duke filluar nga muaji dhjetor 2022 yield-et nisën një korrektim të dukshëm në rënie, kjo duket se nuk e ka ulur interesin e individëve për të investuar në bono dhe obligacione, siç dëshmojnë edhe të dhënat e tremujorit të parë.

Rritja e yield-eve ka ndikuar edhe në zhvendosjen e kursimeve të shqiptarëve nga produktet e tjera alternative, si depozitat bankare apo kuotat në fondet e investimit. Depozitat bankare në lekë shfaqën një rritje shumë të vogël vitin e kaluar, ndryshe nga tendenca që ishte shënuar në vitin 2021.

Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe në muajt e parë të këtij viti. Pjesërisht, kjo është ndikuar edhe nga preference në rritje e investiroëve të vegjël për tregun e bonove dhe obligacioneve të qeverisë. Gjithashtu, vitin e kaluar shumë investitorë vendosën të shisnin kuotat në fondet e investimeve, që vitin e kaluar pësuan një goditje të fortë nga rritja e yield-eve. Kjo shkaktoi një rënie të vlerës së aseteve neto të fondeve me pothuajse 50% vitin e kaluar.

Marrë nga Monitor.al

bono thesari amf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet