LIVE UPDATES
Ekonomi

Taksa e ndikimit në infrastrukturë sjell 32% të të ardhurave të vendorëve; Rekord Tirana, Kamza, Saranda

Për 2022 arkëtimet me rritjen më të lartë janë nga taksa e hotelit, ndërsa arkëtimet nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël u tkurrën 77%, duke shënuar rënien më të lartë.

11 Maj 2023, 07:30 Nga I.A
Taksa e ndikimit në infrastrukturë sjell 32% të të ardhurave
Sarande

TIRANË- Taksa e ndikimit në infrastrukturë mban rreth 32% të peshës së të ardhurave nga burimet e 61 bashkive (duke përfshirë të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore) e ndjekur me 17% të peshës nga tarifat e mbledhura për gjelbërim dhe pastrim, dhe 17% pesha e të ardhurave nga tarifat administrave si dhe 16% nga taksa mbi pronën, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive

Për 2022 arkëtimet me rritjen më të lartë janë nga taksa e hotelit, ndërsa arkëtimet nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël u tkurrën 77%, duke shënuar rënien më të lartë. Në total të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) për 2022 arritën në vlerën e 285 mln eurove. Krahasuar me vjet të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore u rritën 7%.

Të ardhurat nga taksat e pushtetit vendor për 2022 ishin rreth 165 mln euro. Krahasuar me 2021 u rritën 1,7%. Të ardhurat nga tarifat arritën 111 mln euro dhe në raport me 2021 u rritën 11,3%. Ndërsa të ardhurat e tjera vendore janë 9 mln euro. Në 2022 u rritën 83% krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive vihet re se në zërin e të ardhurave nga taksat, ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë (+680 milionë lekë) dhe taksa e hotelit (+104 milionë lekë).

Performanca pozitive e vërejtur përgjatë vitit 2022 për këtë taksë i atribuohet 34 bashkive e më së shumti bashkive Tiranë (+112,1 mln lekë), Kamëz (+133 mln lekë), Sarandë (+140 mln lekë), Vlorë (+185 mln lekë) dhe Shkodër (55,5 mln lekë).

Ndërkohë që evidentohen një numër bashkish si bashkia Lezhë ku taksa e ndikimit në infrastrukturë shfaqet me rënie (-106 mln lekë), bashkia Korçë (-18.6 mln lekë) dhe bashkia Kurbin (-14.3 mln lekë) të cilat kanë performuar dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raport Instituti i Bashkive ngre shqetësimin e detyrimeve të prapambetura të bashkive, duke ju bërë apel atyre të mos planifikojnë buxhete optimiste që më pas mund të shtojnë borxhet.

“Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë të varura ekskluzivisht nga kërkesa për leje ndërtimi si dhe nga miratimi i tyre nga njësitë e qeverisjes vendore, ç’ka e bën këtë taksë jo fort të parashikueshme dhe për rrjedhojë me karakter të ç ‘rregullt. Duke qenë se për disa nga bashkitë e marra në analizë, të ardhurat nga kjo taksë kanë një përpjesë të rëndësishme në totalin e të ardhurave nga taksat vendore, duhet që këto bashki të jenë të kujdesshme në planifikimin e të ardhurave nga kjo taksë në periudhat afatmesme në mënyrë që të mos hasin situata të “parashikimeve tejet optimiste” që mund të konkretizojnë mundësinë e krijimit të detyrimeve të prapambetura në krahun e shpenzimeve buxhetore të tyre”, citohet në raport.

Sakaq të ardhurat nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël të mbledhura nga bashkitë kanë rënë 77,3% në 2022 krahasuar me një vit më parë. Nga taksa e ndërtesës në 2022 u arkëtuan 41 mln euro të ardhura. Të ardhurat për këtë zë krahasuar me vjet u ulën 1,6%.

Arkëtimet nga taksa e hotelit për 61 bashkitë e vendit llogariten në vlerën e 2,6 mln euro. Krahasuar me 2021 arkëtimet nga kjo taksë u shtuan rreth 56%. Ndërsa arkëtimet nga taksa e tabelës arritën në vlerën e 3,2 mln eurove. Niveli i arkëtimeve në raport me vjet u rrit rreth 10%.

Marrë nga Monitor.al

taksat infrastruktura

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet