LIVE UPDATES
Ekonomi

Rentabiliteti i bankave në përmirësim, fitojnë 2.15 lekë për çdo 100 lekë që japin hua

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të muajit prill kthimi mesatar nga aktivet i sektorit bankar, llogaritur përpara tatimit, u rrit në 2.15%, nga 1.69% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, kthimi nga aktivet është në përmirësim në raport me nivelin final të raportuar në fund të vitit 2023, prej 1.99%.

21 Qershor 2024, 12:51 Nga M.B
Rentabiliteti i bankave në përmirësim, fitojnë 2.15
Foto ilustruese

TIRANA- Rentabiliteti i investimit të aktiveve nga sektori bankar është në përmirësim gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të muajit prill kthimi mesatar nga aktivet i sektorit bankar, llogaritur përpara tatimit, u rrit në 2.15%, nga 1.69% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, kthimi nga aktivet është në përmirësim në raport me nivelin final të raportuar në fund të vitit 2023, prej 1.99%.

Kthimi nga aktivet llogaritet si fitimi i sektorit bankar (i mesatarizuar me bazë vjetore) në raport me totalin e aktiveve të sektorit. Ai tregon vlerën që fiton sistemi bankar për çdo 100 lekë të dhënë kredi apo të investuar në instrumente të tjera financiare, kryesisht letra me vlerë të borxhit. Ky përmirësim është i lidhur direkt me rritjen e normave të interesit, veçanërisht në valutë të huaj dhe me rritjen e fitimit të sektorit, të shprehur në vlerë absolute.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për katër muajt e parë të vitit fitimi neto i sektorit bankar arriti vlerën e 12.5 miliardë lekëve, në rritje me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kthimi nga aktivet është një tregues që jep idenë e eficiencës së investimeve të sektorit bankar. Në thelb, aktivet e bankës konsistojnë në forma të ndryshme të huadhënies përmes procesit të ndërmjetësimit financiar. Këto forma mund të jenë kredi për individët dhe bizneset, hua për qeverinë, përmes blerjes së bonove dhe obligacioneve, apo për institucione të tjera financiare, në formën e vendosjeve dhe mbajtjes së llogarive.

Rritja e formave të interesit, veçanërisht në euro, ka sjellë një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga interesat për sektorin bankar. Kjo rritje e normave gjithashtu ka diktuar ndryshime në politikën e investimeve. Sektori bankar ka ulur ndjeshëm aktivet e mbajtura si depozita apo vendosje në llogaritë e bankave të huaja dhe ka rritur investimet në letra me vlerë të borxhit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e sektorit bankar në letra me vlerë të emetuar nga subjekte jorezidente në fund të muajit prill ishte në rritje vjetore me 34%. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, kjo rritje do të ishte rreth 43%.

Huatë për klientët dhe investimet në letra me vlerë përbëjnë së bashku rreth 80% të totalit të aktiveve të sektorit bankar. Në fund të muajit prill, portofoli bruto i kredisë ishte zëri kryesor i aktiveve, për një vlerë bruto prej 804 miliardë lekësh ose sa 40.1% e totalit.

Portofoli i kredisë është rritur me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Portofoli i kredisë paraqitet në rritje të shpejtë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, i mbështetur sidomos tek rimëkëmbja e ndjeshme e huasë për bizneset dhe vijimësia me ritme të qëndrueshme e kreditimit të individëve./ Monitor

bankat

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!