LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportet i rikthehen rënies në maj, bien me 12.4%, efekti nga tekstile-këpucë e produktet bujqësore

Sipas të dhënave të INSTAT, në Maj 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me -12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

18 Qershor 2024, 16:19 Nga M.B
Eksportet i rikthehen rënies në maj, bien me 12.4%, efekti nga
Grafiku

TIRANA- Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve, teksa në muajin maj, ato i janë rikthyer sërish rënies, të ndikuara nga tkurrja e shitjeve jashtë vendit të tekstile e këpucë dhe të produkteve ushqimore, pije e duhan. Sipas të dhënave të INSTAT, në Maj 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me -12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me 29.2%.

Gjatë muajit Maj 2024, në uljen e eksporteve prej -12,4%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -7,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -2,7 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikë përqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,4 pikë përqindje. Për pesë mujorin eksportet kanë shënuar një tkurrje të fortë. Sipas INSTAT, në këtë pesërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 165 mld lekë, duke u ulur me -16,1%.

Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, etj.

Tekstilet dhe këpucët thellojnë rënien në maj

Në maj, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend (me 28.1% të totalit), ranë me 24.3%, nga 10.1%, që ishte tkurrja për prillin, duke përkeqësuar sërish ritmet. Për 5 mujorin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 46 miliardë lekë, me një tkurrje prej 19% me bazë vjetore.

Prej muajsh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Ecuria është më negative edhe se gjatë periudhës së pandemisë, kur ekonomia globale u bllokua përkohësisht.

Për periudhën janar-maj 2023, një euro u këmbye mesatarisht me 114 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti këmbehet me 102.7 lekë, ose gati 10% më pak.

Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve.

Minerale, lëndë djegëse vijon rritjen ndonëse me ritme më të ngadalta

“Minerale, lëndë djegëse, energji” ishte grupi i dytë më i madh në vend, me 19.7% të totalit. Pas një rënieje të fortë në 3 muajt e parë të vitit, në prill ky grup e mori ndjeshëm veten si rrjedhojë e shitjeve më të larta nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Në prill, eksportet e këtij grupi u rritën me 26%. Tendenca pozitive vijoi dhe në maj, por me ritme më të ngadalta, me zgjerim prej 2.4%. Por, për 5 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 32 miliardë lekë, me tkurrje 27%, si rrjedhojë e ecurisë negative në tre muajt e parë.

Materiale ndërtimi dhe metale vijojnë tkurrjen e lehtë

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi i tretë më të madh në vend për pesë mujorin, me 18.7% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Në maj ky grup ra me 3%, duke ngadalësuar për të dytin muaj radhazi ritmet e tkurrjes, ndërsa për 5 mujorin tkurrja është 13.4%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rënie të fortë

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit ka shënuar një ecuri negative në maj, pasi në prill iu rikthye rritjes. Në maj, eksportet e këtij grupi ranë me 16.7%, tkurrja më e fortë në shumë muaj, pas rritjes me 9.5% në prill. Ecuria negative e majit bëri që edhe për 5 mujorin shitjet e ushqimeve jashtë vendit ti ktheheshin tendencës negative, me -3.2%.

Ndërsa në muajt e parë të vitit eksportet e këtij grupi kishin shënuar rritje të fortë në sasi, por kishin ecuri më të dobët në vlerë për shkak të uljes së çmimeve, në maj shitjet janë ngadalësuar. Sipas INSTAT, eksportet në sasi të këtij grupi u zgjeruan me vetëm 3.8% në maj, nga 16% që kishte qenë rritja për 4 mujorin.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në maj eksportet ranë me 5.3%, ndërsa për 5 mujorin tkurrja është 8.3%.

Rritet sërish deficiti tregtar

Në Maj 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me -12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me Prill 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë, duke u ulur me -1,6%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5,3%, në krahasim me Prill 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 45 mld lekë, duke u rritur me 8,9%, krahasuar me Maj 2023 dhe 9,4%, në krahasim me Prill 2024.

Në këtë pesërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 165 mld lekë, duke u ulur me -16,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 364 mld lekë, duke u ulur me -0,02 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 199 mld lekë, duke u rritur me 18,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Rriten eksportet me Kosovën, bien me Italinë

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Maj 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2023 janë: Kosova (3,9%), Maqedonia e Veriut (20,0%), Kina (80,5%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (23,7%), Greqia (2.7%) dhe Gjermania (1.5%).

Gjatë këtij pesërmujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, është: Kina (34,9%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Italia (15,6%), Kosova (2,6%) dhe Greqia (26,6%).

Në muajin Maj 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia (17,3%), Greqia (4,2%) dhe Spanja (1,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (3,2%), Kina (23,2%) dhe Gjermania (6,8%).

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (21,4 %), Greqia (18,4%) dhe Gjermania (5,0%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (5,0%), Kina (11,1%) dhe Maqedonia e Veriut (15,1%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3%, të gjithë tregtisë. Në Maj 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,5%), Kina (7,4%), Turqia (7,4%) dhe Greqia (7,2%). Shkëmbimet tregtare, për pesërmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,4% të gjithë tregtisë.

Në periudhën Janar – Maj 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,0% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,8%), Turqia (8,9 %), Greqia (7,3%) dhe Kina (7,2%)./ Monitor

eksporte

Sondazh

Poll
Ekonomi 15 Qershor 2024, 07:14 r.ll

Qumështi i importit “mbyt” prodhuesit

foto ilustruese TIRANË- Qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodh...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës