LIVE UPDATES
Ekonomi

Në kulmin e prodhimit vendas, importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 18% në maj

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në 5-mujorin e parë të vitit tregojnë se gjatë muajit të kaluar, importet e zarzavateve u rritën me 18.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet e frutave në sasi u rritën me 17.5% për të njëjtën periudhë. Për të gjithë 5-mujorin 2024, importet e zarzavateve u rritën me 48.3% në sasi dhe ato të frutave me 42%.

21 Qershor 2024, 11:07 Nga N.F
Në kulmin e prodhimit vendas, importet e frutave dhe zarzavateve u
Foto ilustruese

TIRANË- Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku përveç serrave, tani kanë nisur edhe vjeljet në fusha, por të dhënat tregojnë se këto sasi nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e brendshme, teksa importet e frutave dhe zarzavateve shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit maj.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në 5-mujorin e parë të vitit tregojnë se gjatë muajit të kaluar, importet e zarzavateve u rritën me 18.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet e frutave në sasi u rritën me 17.5% për të njëjtën periudhë. Për të gjithë 5-mujorin 2024, importet e zarzavateve u rritën me 48.3% në sasi dhe ato të frutave me 42%.

Në rritje ishin edhe sasitë e eksporteve, por në përqindje më të ulëta. Në janar-maj 2024, eksportet e frutave u rritën me 15.9% dhe ato të zarzavateve me 14%. Të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se prodhimi vendas po konsolidohet në serra që kanë kryesisht destinacion eksportin, teksa zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin rritjen e importeve.

Rënia e popullsisë dhe sidomos në zonat rurale po ul ofertën për prodhime bujqësore në tregjet e vendit, të cilat po furnizohen nga importi. Me gjithë përpjekjen e njësive akomoduese në vend për t’u furnizuar me prodhimet e vendit, kjo nuk është gjithnjë e mundur, pasi çmimet e prodhimeve të importit janë shpesh më të ulëta se ato të prodhimit vendas.

Çmimet më të lira të mallrave të huaja po rrisin me shpejtësi kanalet e importit. Mirëpo importet me çmime më të lira rrezikojnë dhe dekurajojnë bujqit shqiptarë. Drita, një blegtore në zonën e Zadrimës në Lezhë, po bëhet gati të shesë tufën e saj prej 200 delesh pasi qumështi po shitet nën kosto.

Pak e shumë ky fenomen po funksionon edhe për disa kultura të tjera. P.sh. fasulet e Korçës shiten gati 40% më shumë se importi pasi, kostot e prodhimit janë rritur që nga fara, krahu i punës dhe inputet e tjera. Zoti Plasa që prodhon patate në Pojan të Korçës tha se, vitin e kaluar, çmimi i farës së patates u rrit duke bërë shumë kultivues të mos mbillnin aq sa kishin dëshirë.

Ai tha se importi po ushtron presion mbi çmimet, por patatet e vendit janë shumë cilësorë dhe ka gjithmonë kërkesë. Një kilogram farë patate kushton nga 160 deri në 250 lekë për kilogram dhe kjo kërkon nga fermeri një angazhim të madh financiar fillestar. Prodhimet shqiptarë kanë kosto të larta për shkak të mungesës së subvencioneve, duke bërë që përpjekjet e blegtorëve dhe fermerëve të rrënohen nga importet konkurruese./ Monitor

 

importe fruta prodhim vendas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet