LIVE UPDATES
Ekonomi

2024, bizneset e arsimit në cikël rënës nga tkurrja e popullsisë

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 numri i bizneseve në aktivitet në sektorin e arsimit u tkurr me -4.5%. Nga 1361 biznese aktive që ishin në vitin 2023, më 2024 ishin vetëm 1300.

20 Qershor 2025, 15:23 Nga M.B
2024, bizneset e arsimit në cikël rënës nga tkurrja e
Foto ilustruese

TIRANA- Bizneset që operojnë në sektorin e arsimit kanë hyrë në fazë tkurrje, kryesisht për shkak të rënies me ritme të shpejta të popullsisë të re në moshë. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 numri i bizneseve në aktivitet në sektorin e arsimit u tkurr me -4.5%. Nga 1361 biznese aktive që ishin në vitin 2023, më 2024 ishin vetëm 1300.

Ky ishte viti i dytë ku bizneset që ofrojnë shërbime arsimore janë më rënie. Mbyllja po vjen kryesisht nga zhvillimet vrullshme demografike që tkurrin me shpejtësi popullsinë në moshë shkolle. Vetëm në vitin 2024 popullsia në moshë 0-14 vjeç u tkurr me 11 mijë persona në krahasim me vitin 2023. Pas pandemisë shkollat e të gjitha niveleve si në arsimin privat dhe atë publik kishin shqetësimin kryesor rënien e numrit të nxënësve.

Shqipëria po përballet me rënien më të madhe të lindshmërisë në Ballkan, çka ka ulur ndjeshëm numrin e fëmijëve dhe të rinjve në moshë shkollore. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2025 lindjet shënuan rënie vjetore rekord me mbi 15%. Në 2024 kishte më pak se 22 mijë lindje, me rënie prej mbi 40% krahasuar me vitin 2010. Numri i lindjeve me 2024, ishte më i ulëti që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Kjo rënie demografike ka shkaktuar zbrazje të klasave, veçanërisht në arsimin parashkollor dhe fillor, duke ndikuar negativisht te kopshtet dhe shkollat private, të cilat varen nga regjistrimet vjetore.

Shumë familje të reja po largohen nga vendi me fëmijët e tyre për arsye ekonomike ose në kërkim të një sistemi më të mirë arsimor. Ky trend ka shkaktuar ulje të kërkesës për shërbime arsimore në Shqipëri, duke detyruar një pjesë të institucioneve private të mbyllen ose të reduktojnë ndjeshëm aktivitetin.

Ndërsa Tirana vazhdon të tërheqë një pjesë të popullsisë, qytetet e vogla dhe zonat rurale po boshatisen. Kjo ka çuar në mbylljen e qendrave edukative private, veçanërisht kur flasim për kurse pas shkollës, qendra gjuhësh apo teknologjie.

Me më pak fëmijë për familje, prindërit bëhen më përzgjedhës në shërbimet edukative dhe jo gjithmonë zgjedhin shkolla që nuk kanë shumë emër.

Nga ana tjetër bizneset arsimore kanë struktura fikse shpenzimesh (qira, paga, materiale), që nuk mbulohen dot nëse ka pak nxënës. Më pak fëmijë në moshë shkollore do të thotë më pak të ardhura dhe më shumë risk për falimentim.

Tranzicioni demografik, veçanërisht rënia e lindshmërisë, emigrimi i të rinjve po çon në rënie sistematike të kërkesës për shërbime arsimore në vend. Si rrjedhojë, bizneset që ofrojnë edukim jashtë sistemit shtetëror, nga kopshtet te qendrat e kurseve, janë duke u përballur me një krizë mbijetese./ Monitor

bizneset

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet