LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i kredive me probleme u ul përsëri lehtë në mars, zbret në 4.64%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4.64%, nga 4.69% që kishte qenë për shkurtin. Raporti i kredive me probleme vazhdon të bjerë me bazë vjetore. Në mars të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 5.15%.

10 Maj 2024, 13:04 Nga M.B

 

Raporti i kredive me probleme u ul përsëri lehtë në mars,
Foto ilustruese

TIRANA- Raporti i kredive me probleme pësoi një tjetër rënie të lehtë në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4.64%, nga 4.69% që kishte qenë për shkurtin. Raporti i kredive me probleme vazhdon të bjerë me bazë vjetore. Në mars të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 5.15%.

Kreditë me probleme po ndjekin një tendencë të vazhdueshme rënëse që prej vitit 2016 dhe ndodhen në nivelet më të ulët që prej vitit 2008. Kjo tendencë nuk është u ndërpre as nga pandemia (edhe falë masave të përkohshme lehtësuese që mori Banka e Shqipërisë) dhe as nga goditja inflacioniste, e shoqëruar me rritjen e normave të interesit.

Përmirësimi i cilësisë së kredisë për ekonominë duket se po mbështetet nga cikli pozitiv që po ndjek ekonomia shqiptare në vitet e fundit, me një rritje të lartë të sektorëve të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve të lidhur me turizmin. Ndërkohë, veçanërisht në dy vitet e fundit një ndikim të konsiderueshëm pozitiv vlerësohet se ka dhënë forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Forcimi i lekut ka rritur aftësinë paguese të huamarrësve me kredi në valutë të huaj, por të ardhura në monedhën vendase, si edhe ka amortizuar efektin e rritjes së normave të interesit të euros, pas vitit 2022.

Ulja e raportit të kredive me probleme po ndikohet edhe nga ecuria e mirë e kreditimit të ekonomisë dhe zmadhimi me ritme të përshpejtuara të portofolit të kredisë për ekonominë. Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 763.2 miliardë lekëve, me një rritje prej më shumë se 13 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Me bazë vjetore, rritja e kredisë ka kërcyer në nivelin 7.3% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në fund të shkurtit rritja vjetore ishte 5.6%.

Ulja e këtij raporti është reflektuar edhe në uljen e mëtejshme të shpenzimeve për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë. Provigjionet e kredive për tremujorin e parë ishin 855 milionë lekë, në rënie me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e raportit të kredive me probleme, mes të tjerash, po jep një efekt pozitiv në performancën financiare të sektorit bankar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar e mbylli tremujorin e parë të vitit me një fitim neto në vlerën e 9.6 miliardë lekëve, në rritje me 41% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Edhe treguesit e rentabilitetit ngelen në nivele të kënaqshme. Kthimi nga kapitali (mesatarizuar me bazë vjetore) në fund të muajit mars arriti në 19.24%, nga 14.58% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet arriti në 2.2%, nga 1.7% që kishte qenë në fund të tremujorit të parë të vitit të kaluar./ Monitor

kredi

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime