Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 9.5% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
TIRANA- Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 982 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 9.5% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për pesë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme vlerësohet se ka arritur vlerën e 5.5 miliardëve lekë ose rreth 55 milionë eurove. Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 dhe ka si qëllim shpëtimin nga falimentimi bankat që mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve.
Në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që brenda korrikut të vitit 2027 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 8.5 miliardë lekëve. Burimi kryesor i financimit të fondit janë kontributet e rregullta vjetore që paguhen nga bankat, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit, si edhe të ardhurat nga investimi i këtyre kontributeve. Ligji reflekton kuadrin e ri të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë. Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimev...
Foto ilustruese BERAT- Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhimit, por fermerët janë të shqet&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. ...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të investojnë në kriptomonedha ka ardhur...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përs...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësi...
Grafiku TIRANA- Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur s...
Foto ilustruese TIRANA- Institucionet financiare jobanka fituan pesë miliardë lekë ose rreth 48 milionë euro vitin e kaluar. Sipas t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private p&eu...
foto ilustruese Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë ...