LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Rënia e shpejtë e inflacionit po vjen nga jashtë dhe është kalimtare

Megjithatë ai nënvizoi se rënia e shpejtë e inflacionit në tremujorin e parë duket se pasqyron një goditje tjetër të ofertës së huaj, këtë herë me ndikim rënës në çmimet e ushqimeve.

9 Maj 2024, 07:23 Nga M.B
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Rënia e
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.25%. Në fjalën e tij, Guvernatori Gent Sejko, tha se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të ndjeshme dhe më të shpejtë se pritjet e Bankës së Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të vitit. Sipas tij, trendi rënës i inflacionit në vend vijon të përcaktohet nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, nga forcimi i kursit të këmbimit, si dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

Megjithatë ai nënvizoi se rënia e shpejtë e inflacionit në tremujorin e parë duket se pasqyron një goditje tjetër të ofertës së huaj, këtë herë me ndikim rënës në çmimet e ushqimeve.

“Rritja e ofertës së artikujve ushqimorë ka sjellë një rënie të shpejtë të inflacionit të tyre në të gjithë vendet e rajonit. Megjithatë, efekti i kësaj goditjeje në Shqipëri ishte më i ndjeshëm, si pasojë e peshës së lartë që artikujt ushqimorë kanë në shportën e konsumit. Analizat tona sugjerojnë se çmimet e ushqimeve në vend do të vijojnë të jenë subjekt i kësaj goditjeje edhe për disa muaj, por efekti i saj pritet të mbetet gjithsesi kalimtar. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat,” tha Sejko.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, duke shënuar një përmirësim në 3.8% të ritmeve të rritjes në gjysmën e dytë të tij. Sipas Guvernatorit, të dhënat e disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike ka qëndruar në nivele të përafërta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2024. Rritja ekonomike e tremujorëve të fundit është diktuar nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve të sektorit privat, si dhe nga zgjerimi i eksportit të shërbimeve. Në veçanti, kontributi i turizmit në zgjerimin e aktivitetit ekonomik ka ardhur në rritje progresive gjatë vitit. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave ka ardhur në rënie dhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese, pavarësisht përqendrimit të shpenzimeve në tremujorin e fundit. Kjo strukturë kërkese është pasqyruar në rritjen e aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar tkurrje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kërkesës agregate vijon të ushqehet nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, nga përmirësimi i besimit të biznesit dhe familjeve, nga kushtet ende stimuluese monetare e financiare, si dhe nga rritja e kërkesës së huaj për shërbimet shqiptare. Këta faktorë pritet të mbështesin zgjerimin e kërkesës dhe rritjen ekonomike edhe gjatë periudhës në vazhdim.

“Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime e mban ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri është pasqyruar në rritjen e vazhdueshme të punësimit, në nivelet minimale historike të normës së papunësisë, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave në sektorin privat. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të mbështesë rritjen e konsumit në ekonomi, por – nga ana tjetër – ai mban të larta edhe presionet e brendshme mbi inflacionin. Po ashtu, ritmi i rritjes së kredisë bankare ka ardhur në përshpejtim gjatë tremujorit të parë, duke regjistruar një nivel mesatar prej 11.6%. Zgjerimi i saj ka mbuluar nevojat e bizneseve dhe të individëve, si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues. Në veçanti, struktura e portofolit të kredisë vijon të shfaqë një zhvendosje progresive drejt lekut, e nxitur edhe nga normat më të ulëta të interesit të kredisë në lekë, dhe një përmirësim të cilësisë së portofolit, sikundër dëshmohet nga rënia e mëtejshme e treguesit të kredive me probleme. Ky trend pozitiv pritet të vijojë dhe në të ardhmen, i mbështetur si nga rritja e kërkesës për kredi bankare ashtu dhe nga kushtet ende akomoduese të ofertës,” tha Guvernatori.

Në parashikimet për të ardhmen, Banka e Shqipërisë vlerëson se në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm, i mbështetur nga përmirësimi gradual i ambientit të huaj, bilancet solide të sektorit privat dhe kushtet akomoduese monetare.

“Inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale në horizontin afatshkurtër dhe të kthehet gradualisht në objektiv brenda harkut kohor të një viti. Balanca e rreziqeve ndaj parashikimit të inflacionit është në kahun e poshtëm për horizontin afatshkurtër dhe neutrale për atë afatmesëm. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se balanca e përgjithshme e presioneve inflacioniste po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Megjithatë, presionet inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten ende relativisht të larta. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit,” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet