LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i KLSH-së: Rritja e shpenzimeve për PPP dhe arbitrazhet, risk për buxhetin

Nga ana tjetër, KLSH ka sjellë në vëmendje detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike të cilat shihen gjithashtu si një risk fiskal. Një peshë në këtë aspekt kanë edhe detyrimet që ujësjellësit kanë tek ky borxh për të cilin u miratua një plan reduktimi por që sipas raportit nuk ka qenë shumë efektiv.

11 Prill 2024, 07:12 Nga N.F

Raporti i KLSH-së: Rritja e shpenzimeve për PPP dhe arbitrazhet, risk

Foto ilustruese

TIRANË- Kontratat koncesionare janë nënvizuar edhe një herë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një nga risqet fiskale kryesore për buxhetin. Sipas KLSH, kjo lidhet me faktin që shpenzimet që shkojnë për këto kontrata, kanë ardhur në rritje.

“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet” thuhet në raport. Më së shumti, KLSH iu është referuar këtu koncesioneve të shëndetësisë dhe kryesisht atyre për sterilizimin që ishte edhe objekt auditi dhe ku rezultoi rritje e shpenzimeve.

Nga ana tjetër, KLSH ka sjellë në vëmendje detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike të cilat shihen gjithashtu si një risk fiskal. Një peshë në këtë aspekt kanë edhe detyrimet që ujësjellësit kanë tek ky borxh për të cilin u miratua një plan reduktimi por që sipas raportit nuk ka qenë shumë efektiv.

“Detyrimet e ndërsjella në sektorin e energjisë elektrike kanë prirje të rriten nga viti në vit, duke u ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj kërkesës për financime buxhetore. E njëjta situatë vërehet dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke sjellë për pasojë dështimin e bashkëpunimit të MFE-së dhe MIE-së në zbatimin e dy urdhrave të përbashkët të viteve 2020 dhe 2021 “Për miratimin e planit të masave të reduktimit të detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike”.

Po ashtu, nuk kanë qenë rezultative as intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me institucionet dhe aktorët kryesorë të fushës: ndërmarrjet Ujësjellës –Kanalizimeve me MIE, si dhe me ndërmarrjet e sektorit të energjisë” thuhet në dokumentin e KLSH.

I njëjti nënvizon se problem përbën edhe akumulimi i detyrimeve të prapambetura të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore për më tepër që në detyrimet e prapambetura nuk përllogariten dhe nuk përfshihen si vlerë në raportet dhe statistikat e borxhit publik, duke e nënvlerësuar këtë të fundit.

Çështja e fundit që shihet si risk fiskal është ajo e detyrimeve që vijnë nga arbitrazhet ku që nga çështja Bechetti e deri tek këto të fundit të lidhura me Kurum apo EMS procedurat vazhdojnë.

“Veprimet dhe mosveprimet e MFE-së për mos-ekzekutimet e vendimeve të GJEDNJ-së krijojnë risk të lartë për efekte shtesë në dëm të buxhetit të shtetit, si rrjedhojë e kamatë vonesave të kërkueshme për moszbatim në afat të vendimeve. Detyrimet e prapambetura dhe detyrimet nga vendimet e GJEDNJ-së/Arbitrazhit vijojnë të jenë të larta dhe përbëjnë një risk të shtuar për treguesit buxhetor.

Nga auditimi konstatohet se mungon një analizë mbi shkaqet, nivelin dhe shtimit të tyre. Kjo analizë do të mundësonte nxjerrjen e konkluzioneve të sakta dhe dhënien e rekomandimeve sa më të përshtatshme dhe në nevojë të situatës së krijuar.

Si rrjedhojë detyrmet e prapambetura paraqesin një risk fiskal, jo vetëm për treguesit buxhetor të institucioneve përgjegjëse, por edhe në nivel makroekonomik për financat publike, pasi pavarësisht se këto detyrime nuk llogariten dhe nuk regjistrohen në treguesit e borxhit publik, e implikojnë dhe e nënvlerësojnë këtë të fundit, pasi janë detyrime që do të shlyhen në të ardhmen” thuhet në raport.

Marrë nga Monitor

raport klsh buxhet shpenzime risk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet