LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF: 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat për kompanitë e sigurimit vitin e kaluar

Sipas raportimit të këtij institucioni në kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit.

10 Prill 2024, 15:01 Nga N.F
AMF: 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat për
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura vitin e kaluar. Sipas raportimit të këtij institucioni në kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit.

Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime.

Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative.Në praktikën e institucioneve rregullatore, përmbajtja e masave administrative ndaj subjekteve të mbikëqyrura, përfshi këtu edhe vlerën e gjobës së vendosur, nuk publikohet.

Megjithatë, sipas pasqyrave financiare të AMF të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 ky institucion realizoi 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat e vendosura për kompanitë e sigurimit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, të ardhurat e realizuara janë të gjitha gjoba për kompanitë e sigurimeve, ndërsa për vitin 2023 nuk janë raportuar të ardhura nga gjoba të vendosura për subjekte të tjerë nën mbikëqyrje. Të ardhurat e realizuara nga gjobat pësuan rënie me 43% krahasuar me një vit më parë.

Sipas ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.

Ligji përcakton se, kur vendos sanksion me gjobë, AMF siguron që ajo të jetë e efektshme dhe parandaluese, si edhe në përpjesëtim me gjendjen që e shkaktoi vendosjen e masës. Gjithashtu, ligji kërkon që AMF, gjatë vendosjes së sanksioneve, të zbatojë parimin e vazhdimësisë, sipas të cilit për shkelje të ngjashme vendosen sanksione të ngjashme.

Nndërkohë, në tregun e titujve vitin e kaluar janë marrë tre vendime administrative. Një shoqërie i është hequr licenca dhe është çregjistruar për të ushtruar veprimtarinë në tregun e titujve, ndërsa ndaj dy bankave që ofrojnë shërbime investimi janë marrë masa korrigjuese.

Në tregun e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë marrë dy vendime, të cilat janë vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat dhe fondeve të investimit. Sipas ligjit, gjobat për shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit mund të arrijnë deri në tre milionë lekë.

Marrë nga Monitor

amf te ardhura gjoba kompani sigurimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet