LIVE UPDATES
Ekonomi

Pr.ligji: Pensionistët e vetëpunësuar do përjashtohen nga pagesat e sigurimeve

Aktualisht, pensionistët që vetëpunësohen në sektorin privat dhe njëkohësisht tërheqin këstin e pensionit mujor, janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, pavarësisht se nuk reflektohen në pension.

28 Qershor 2022, 07:04 Nga A.B
Pr.ligji: Pensionistët e vetëpunësuar do përjashtohen nga
Pensionist

Pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat pritet të përjashtohen nga detyrimi për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Aktualisht, pensionistët që vetëpunësohen në sektorin privat dhe njëkohësisht tërheqin këstin e pensionit mujor, janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, pavarësisht se nuk reflektohen në pension.

Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në draftin për “Për një ndryshim në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i publikuar në konsultimet publike.

“Këshilli i Ministrave mund të vendos që përfituesit e pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të tërheqin këstet mujore të pensionit dhe të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjatë kohës së vetëpunësimit”, përcaktohet në ndryshimet e nenit 98.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave aktualisht janë 1,484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore.

“Përmes nismës së Këshillimit Kombëtar qytetarëve iu kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionistët të cilët vetëpunësohen në sektorin privat duhet të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive. Me qëllim shmangien e detyrimit për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore të personave të cilët përfitojnë pensionin e pleqërisë dhe vetëpunësohen në sektorin privat, duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësimit si periudhë sigurimi. Në këtë kuptim, efekti i pritshëm i projektaktit është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi”, thuhet në relacion.

Bazuar në ligjin 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vetëpunësuarit si persona ekonomikisht aktivë mbrohen me të ardhura nga dega e barrëlindjeve dhe dega e sigurimit të pensioneve dhe janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura, për një pagë jo më të vogël se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale kontributive.

Për personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, dhe e përfitojnë këtë pension nëpërmjet tërheqjes së kësteve mujore të pensionit, legjislacioni aktual u ka garantuar mbrojtje shoqërore duke u dhënë përfitimin e caktuar.

“Për këtë arsye, kategorisë së pensionistëve të vetëpunësuar pagesa e kontributeve në të dy degët e sigurimit shoqëror barrëlindje dhe pensione nuk garanton atyre mbrojtje të shtuar. Përjashtimi nga pagesa e kontributeve për këtë kategori të punësuarish nuk ka impakt në rritjen e përgjegjësisë individuale për pension apo në garantimin e të mbuluarit me elementë të sigurimeve shoqërore për shkak përfitim barrëlindjeje, përveç se lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat nuk u njihen. Përjashtimi nga pagesa e kontributeve vetëm e kësaj kategorie të vetëpunësuarish nuk do të përbënte problem në tregun e punës dhe në administrimin fiskal, përveç pakësimit të të ardhurave në dy degët e fondit e sigurimeve shoqërore (degën barrëlindje dhe degën e pensioneve)”, veçohet ndër të tjera në relacion./MONITOR

pensionist projektligj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari