All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri! Dhoma Amerikane e Tregtisë propozon 8 rekomandime

Rekomandimet nisin nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

27 Qershor 2022, 14:16 Nga A.B
Klima e biznesit në Shqipëri! Dhoma Amerikane e Tregtisë propozon
Enio Jaço
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka dhënë 8 rekomandimet për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

8 Rekomandimet:
-Strukturë për tërheqjen e investimeve të huaja;
-Miratimi i paketës antikorrupsion
-Sistemi i riformatuar për prokurimet publike
-Aktivizimi i shoqërisë civile
-Sistemi tatimor të përputhet me standardet ndërkombëtare
-Të rishikohet drafti për tatimin mbi të ardhurat
-Krijimi i hapësirave për eksportet shqiptare
-Stimulimi i ekonomisë digjitale
-Të rritet aftësia profesionale për fuqinë punëtore

DEKLARATA E PLOTË:

"Deri tani adresimi i problemeve dhe rekomandimeve të dhëna ka qenë i ngadaltë. Nëse do realizoheshin 75% e rekomandimeve, do jepte mundësinë e një klime biznesi të favorshme, por kemi vetëm 33% të rekomandimeve të plotësuara. Ne kemi dhënë 40 rekomandime të rëndësishme. Së pari strukturë për të tërhequr investime të huaja, kush tërheq investime të huaja ka benefite të mëdha në ekonomi. Investimet sjellin të ardhura, punësim, investim në teknologji. Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë është Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë të përqendruar në procedura të thjeshta dhe të shkurtra. E kundërta ndodh në Shqipëri. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor.

Së dyti kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Kjo ka qëllim parandalimin e korrupsionit edhe është komplementare nga organet ligjvënëse. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi. Me eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore, ne mendojmë që në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë se kemi pasur raste të dukshme të shkeljeve. Kërkojmë një sistem të riformatuar të prokurimet publike. Duhet të ketë sa më pak raste përjashtimore që anashkalojnë procedurat standarde të prokurimit publik.

Duhet aktivizim i shoqërisë civile. Ne kemi ndoshta një nga ligjet më të mira të të konsultimit publik por problemi është që nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ne rekomandojmë numër instrumentash që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit. Sa më mirë të funksionojë, aq më shumë rritet besimi i publikut.

Së pesti sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkombëtare. Sistemi tatimor është i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet e kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm që do të thotë se bizneset kanë nevojë të bëjnë planifikimin e tyre. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet.

Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks.

E gjashta, e 7 dhe e 8 janë stimuluese për ekonominë. Së 6 kanë të bëjnë me krijimin e hapësirave për eksportet shqiptare. Ka akoma më shumë mundësi për ti zgjeruar më tej eksportet dhe diaspora mund të luaj nje rol tepër të rëndësishëm. 

Së 7 duhet më shumë vëmendje tek ekonominë digjitale për ta stimuluar më tej atë. E para është nënshkrimi elektronik që duhet te përdoret në masë. Duhet të punohet me shumë për të luftuar pastrimin e parave. Shqipëria prej vitesh në listën gri të Moneyval.

Së 8 duhet të rritet aftësia profesionale për fuqinë punëtore. Është një problem global por që duhet të zgjidhet. Duhet bashkëpunim i sektorit publik e privat për të ndaluar largimet nga vendi".

enio jaço

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet