LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi, hyrjet e të huajve tejkalojnë periudhën para pandemisë, Kosova i rikthehet rritjes

Shifrat zyrtare të INSTAT për Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se në total hyrjet në vendin tonë janë 3.45 milionë shtetas rreth 2 për qind më pak sesa shifra e regjistruar në janar-maj 2019.

28 Qershor 2022, 07:03 Nga A.B
Turizmi, hyrjet e të huajve tejkalojnë periudhën para
Turizem

Pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë duke pasur parasysh situatën e dy viteve të kaluara me pandeminë duket se po konkretizohen.

Shifrat zyrtare të INSTAT për Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se në total hyrjet në vendin tonë janë 3.45 milionë shtetas rreth 2 për qind më pak sesa shifra e regjistruar në janar-maj 2019.

Por ndërkohë numri i hyrjeve nga shtetasit e huaj në Shqipëri ka tejkaluar shifrën e 5-mujorit të vitit 2019. Kështu nga janari në maj në vend kanë hyrë mbi 1.6 milionë shtetas të huaj apo 12 për qind më shumë sesa shifra e regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2022, janë 1.074.828. Krahasuar me Maj 2021, ky tregues rezulton me një rritje 77,5%. Në Maj 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.430. Krahasuar me Maj 2021, ky numër është rritur me 83,9%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

“Gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021” vlerëson INSTAT.

Turizmi patriotik që ka qenë dominant në dy vitet e pandemisë duket se u tkurr disi në muajt e parë të këtij viti por maji duket se ka bërë edhe kthesën duke u rritur me 70 për qind në maj 2022 në raport me maj 2021. Kjo ka ndryshuar edhe balancën e 5 mujorit.

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2022, janë 1.121.298 duke shënuar një rritje me 72.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2022 janë 517.692.

Krahasuar me Maj 2021, ky numër është rritur me 50,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2022, janë 603.606. Krahasuar me Maj 2021, ky numër është rritur me 2,0 herë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2022, është 2.020.676 duke u rritur 51,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT./MONITOR

turizmi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet