Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, shuma totale e financimeve, në kuadrin e këtij programi deri në fund të vitit 2025 ishte vetëm 1.7 miliardë lekë.

Programi i Bankës së Shqipërisë për mbështetjen me kredi të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm pati një ecuri modeste në vitin e parë të aplikimit.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, shuma totale e financimeve, në kuadrin e këtij programi deri në fund të vitit 2025 ishte vetëm 1.7 miliardë lekë. Kjo shumë përbën më pak se 7% të shumës totale prej 25 miliardë lekësh, të vendosur në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se në total gjatë vitit u akorduan 131 kredi në kuadrin e këtij programi.
Banka e Shqipërisë nënvizon se rreth 98% e këtyre kredive janë financime të reja, çka konfirmon se programi ka shërbyer si instrument për nxitjen e investimeve shtesë.
Struktura e kreditimit tregon një përqendrim kryesisht tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat kanë përfituar rreth 85% të fondeve. Nga pikëpamja sektoriale, fondet janë orientuar drejt industrisë (33.7%), tregtisë (30.5%) dhe bujqësisë (22.9%), duke reflektuar, sipas Bankës së Shqipërisë, potencialin e tyre për rritje produktiviteti.
Rreth gjysma e financimeve është përdorur për blerje pajisjesh dhe makinerish, duke treguar fokus në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e aktivitetit. Shpërndarja gjeografike paraqitet relativisht e balancuar, me përqendrim në qendrat kryesore ekonomike të vendit, ndërsa rreth 83% e portofolit ka maturitet 5-vjeçar, duke dëshmuar orientim afatgjatë të investimeve. Deri tani, të gjitha bankat e sistemit kanë marrë pjesë aktive në program.
Shfrytëzimin më të lartë të programit e ka arritur Raiffeisen Bank, me 32% të vlerës së disbursuar, e ndjekur nga Baka Kombëtare Tregtare, me 15%, Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 13% dhe Credins Bank, me 12%.
Nëpërmjet këtij programi, Banka e Shqipërisë u angazhuar t’u ofrojë bankave tregtare likuiditet me një normë vjetore interesi prej 0.5%. Me këto fonde, sektori bankar duhet të japë kredi për SME-të me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit. Megjithatë, norma e interesit duhet të jetë më e ulët, nëse programi kombinohet me skemën e garancisë sovrane të ofruar nga qeveria shqiptare, deri në 2%, në rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% të rrezikut të kreditit. Programi u shty edhe për vitin 2026, me një vendim të marrë në janar të këtij viti.
Ndërkohë, të dhënat e Ministrisë së Financave, të publikuara gjatë muajit shkurt, treguan se edhe shfrytëzimi i skemës paralele të garancisë sovrane për fermerët ishte gjithashtu në nivele të dobëta. Në fund të vitit 2025, shuma e shfrytëzuar nga skema në fjalë e garancisë sovrane ishte vetëm 366 milionë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 12% të vlerës totale të vendosur në dispozicion për këtë qëllim.
Sipas kushteve të vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Financave merrte përsipër të garantonte 70% të vlerës së huave të fermerëve, për një shumë maksimale kredie prej 25 milionë lekësh. Marrëveshja parashikonte që huadhënësit të jepnin hua të garantuar subjekteve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerëve të cilët janë të regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit, sipas tipit të investimit në përputhje me prioritetet e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Norma e interesit të kredive të kontraktuara dhe disbursuara duhet të ishte jo më e lartë se 2%, ndërsa tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e kredisë nuk duhet të ishin në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5%. Huadhënësit duhet ta ofronin kredinë me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 12 muaj. Afati maksimal i huave të garantuara nuk mund të ishte më i gjatë se pesë vjet.
Shkalla e ulët e shfrytëzimit të programeve të mbështetjes së SME-ve dhe fermerëve duket se konfirmojnë rezervat e bankave, se këto skema nuk ishin ndërtuar në mënyrë shumë funksionale.
Drejtuesit e bankave shprehën rezerva të shumta rreth këtyre instrumenteve, duke filluar sidomos nga kufizimet e vendosura mbi normën e interesit. Ata argumentuan se huadhënia me norma kaq të ulëta interesi për fermerët dhe bizneset e vogla dhe mikro është shumë e vështirë, për shkak të kostove dhe rreziqeve të larta.
Në takimin e muajit shkurt me qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë, bankierët shtruan edhe disa propozime të tjera, si zgjatjen e afatit maksimal të kredisë, bërjen opsionale të periudhës favorizuese (grace period), sqarimin e statusit tregtar të fermerit me atë fiskal, marketing më të koordinuar dhe më intensiv që të njihet gjerësisht produkti, si dhe një përcaktimi më i mirë i investimeve të lejuara në kuadrin e këtyre skemave.
Lidhur me vërejtjet e shprehura nga sektori bankar, Banka e Shqipërisë shprehet për “Monitor” se është në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së programit, si dhe në dialog me partnerët tanë, duke u përpjekur, brenda piketave kryesore të programit, të maksimizojë ndikimin e tij në ekonomi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në vijim të dialogut me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe kërkesës së tyre, në fillim të vitit 2026 u zgjatën afatet e shqyrtimit të kërkesave, miratimit dhe disbursimit të kredive prej bankave tregtare, deri në fund të këtij viti./Monitor.al
TIRANË- Ka shumë më tepër në favor të tyre sesa thjesht “shisni Amerikën”, shkruan The Economist. Për...
TIRANË- Përplasja mes brezave në tregun e punës në Shqipëri po kthehet në një faktor ekonomik me ndikim të drejtp...
Foto ilustruse Turizmi global, megjithëse një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë botërore, mbetet shum&eu...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rënie të mëtejshme, duke thyer për herë...
Foto ilustruse Çmimet rriten pothuajse 20-fish brenda pak orësh, ndërsa energjia diellore zëvendësohet nga gazi natyror, i cili ...
Foto ilustruse Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi u rrit për të pestin vit radhazi dhe arriti një rekord të ri ...
Foto ilustruese Ministria e Financave nëpërmjet buxhetit të vitit 2026 do të injektojë 1 miliard lekë ose rreth 10 milion&eum...
Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare nga Min...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po vazhdon rënien edhe gjatë kësaj jave, duke arritur rekorde të reja histo...
Foto ilustruese Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave dhe iu afruan niveli...