LIVE UPDATES
Ekonomi

Përplasja mes brezave në tregun e punës, si Gen Z “refuzon” modelin tradicional

Nëse dikur zyra ishte një shkallë ngjitjeje ku durimi, orët e gjata dhe bindja ndaj hierarkisë shiheshin si virtyte, sot ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një terren negocimi mes brezave që flasin gjuhë të ndryshme për të njëjtën gjë: punën.

8 Mars 2026, 08:05 Nga I.A

Përplasja mes brezave në tregun e punës, si Gen Z

TIRANË- Përplasja mes brezave në tregun e punës në Shqipëri po kthehet në një faktor ekonomik me ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitet, qarkullimin e stafit dhe koston e rekrutimit. Modelet tradicionale të menaxhimit, të mbështetura te prania fizike dhe kontrolli, po bien ndesh me pritshmëritë e brezave të rinj për fleksibilitet, autonomi dhe matje të performancës mbi bazë rezultati. Kjo po krijon humbje të padukshme për bizneset, duke ngadalësuar inovacionin dhe duke dobësuar aftësinë konkurruese të kompanive në një treg pune gjithnjë e më të kufizuar.

Nëse dikur zyra ishte një shkallë ngjitjeje ku durimi, orët e gjata dhe bindja ndaj hierarkisë shiheshin si virtyte, sot ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një terren negocimi mes brezave që flasin gjuhë të ndryshme për të njëjtën gjë: punën.

Brezat e rinj nuk kërkojnë domosdoshmërisht më shumë para apo tituj më të mëdhenj. Ata kërkojnë diçka më delikate dhe më e vështirë për t’u matur: kohë, fleksibilitet dhe kuptim.

Përballë tyre qëndron një brez që e ka ndërtuar identitetin profesional mbi sakrificën, praninë fizike dhe bindjen ndaj rregullit. Rezultati është një tension i heshtur që po riformëson kulturën e punës më shumë se çdo risi teknologjike apo politikë motivuese.

Një drejtuese e burimeve njerëzore në një kompani të madhe shërbimesh në Tiranë e përshkruan situatën pa romantizëm: punonjësit e rinj nuk largohen sepse paga është e ulët, por sepse ndihen të kontrolluar dhe të pakuptuar.

Ata pyesin pse duhet të qëndrojnë deri vonë kur puna mbaron më herët, pse prania vlen më shumë se rezultati dhe pse fleksibiliteti perceptohet si luks dhe jo si parakusht për produktivitet.

Ndërkohë menaxherët e rritur me idenë se puna provohet me orë dhe sakrificë, e lexojnë këtë qasje si mungesë përkushtimi. Keqkuptimi nuk është personal. Është kulturor, i mbështetur mbi dekada zakonesh, pritshmërish të pathëna dhe kodet e padukshme të respektit profesional.

Shembujt nuk mungojnë. Në një hulumtim të bërë në terren, vihet re se, në sektorin e teknologjisë, kompanitë që ofrojnë orare fleksibël dhe mundësinë e punës hibride raportojnë ulje të qarkullimit të stafit dhe rritje të produktivitetit, ndërsa të tjerat, që ngulin këmbë në modele të vjetra, përballen me largime të shpeshta dhe kosto të larta rekrutimi.

Në banka dhe institucione financiare, ku hierarkia mbetet e fortë dhe zinxhirët e komandës janë të patundur, brezat e rinj pranojnë disiplinën, por nuk tolerojnë mungesën e dialogut; ata kërkojnë feedback të shpeshtë dhe rrugë të qarta zhvillimi, jo premtime të lëna pezull në letra.

Problemi nuk qëndron te kush ka të drejtë dhe kush është gabim. Brezat e vjetër kanë ndërtuar organizata funksionale në kushte të vështira, ku sakrifica dhe pranimi i rregullave ishin çelësi i stabilitetit.

Brezat e rinj po reagojnë ndaj një bote më të pasigurt, ku djegia profesionale shihet si dështim sistemik dhe jo si dobësi personale. Kur këto dy vizione përplasen, produktiviteti bie, bashkëpunimi vuan dhe inovacioni ngadalësohet.

Menaxhimi i konflikteve mes brezave bëhet një kosto e padukshme sipas ekspertëve të fushës së HR, por e qëndrueshme, një varg i gjatë i takimeve, i procedurave dhe i diskutimeve që konsumojnë energji dhe kohë.

Sociologu Gëzim Tushi e sheh këtë përplasje si pasojë e një tranzicioni social të papërfunduar, ku modelet e vjetra të autoritetit vazhdojnë të bashkëjetojnë me pritshmëri të reja individuale.

“Ne kemi ende struktura pune që funksionojnë me logjikën e bindjes dhe durimit, ndërkohë që brezat e rinj janë formuar në një realitet ekonomik më të pasigurt dhe më konkurrues, ku koha dhe autonomia kanë vlerë reale”, shprehet ai.

Sipas z. Tushi, brezat e rinj nuk po refuzojnë punën apo disiplinën, por po vënë në dyshim format tradicionale të kontrollit që nuk prodhojnë më as motivim dhe as eficiencë ekonomike. “Kur puna matet me orë dhe jo me rezultat, humbet jo vetëm angazhimi, por edhe produktiviteti”, – thekson sociologu.

Nëse ky hendek nuk menaxhohet përmes dialogut dhe një rishikimi të kulturës organizative, ai paralajmëron se tensioni mes brezave do të thellohet dhe do të shndërrohet në një krizë besimi në tregun e punës, me kosto të drejtpërdrejta për biznesin dhe zhvillimin ekonomik.

Trajnimet për menaxherët mbi udhëheqjen fleksibël, objektiva të matshëm që zëvendësojnë kontrollin e orëve, politika që respektojnë jetën personale dhe mundësia për dialog të hapur po rezultojnë më efektive se çdo fjalim motivues apo shmangie e konfliktit./Monitor.al

gen z

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës