Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi 120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar me 81.835 persona që ishin pjesë e tregut të punës në vitin 2023.
TIRANË- INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshirë në tregun e punës. Pjesëmarrja e të moshuarve në forcën e punës është fenomen në rritje vitet e fundit.
Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi 120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar me 81.835 persona që ishin pjesë e tregut të punës në vitin 2023.
Grupi i pensionistëve shfaqi dinamizmin më të lartë në tregun e punës gjatë vitit të kaluar. Në kontrast me këtë grup-moshë, për pjesën tjetër të popullsisë pjesëmarrja në tregun e punës ka njohur luhatje më të lehta. Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i forcës së punës ka arritur 1.287.099 persona, një rritje modeste krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, në grup-moshat më të reja vihet re një tendencë në rënie. Për shembull, pjesëmarrja e të rinjve 15-24 vjeç ka zbritur nga 112.267 në 110.459, duke sinjalizuar hendekun që po le emigrimi në grup-moshat e reja.
Rritja e pjesëmarrjes së individëve mbi 65 vjeç lidhet me faktorë ekonomikë dhe demografikë. Jetëgjatësia më e lartë dhe përmirësimi i shëndetit kanë bërë që shumë individë të ruajnë kapacitetin për të qenë aktivë edhe pas moshës së pensionit.
Nga ana tjetër niveli i ulët i pensioneve, duket se është faktor themelor. Pensioni mesatar në Shqipëri është rreth 190 euro në qytet shume me i ulët në fshat dhe mbulon vetëm një pjesë të nevojave bazë të jetesës.
Për këtë arsye shumë të moshuar detyrohen të vazhdojnë të punojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme dhe për të ruajtur një standard minimal jetese.
Emigrimi i lartë i popullsisë së re ka krijuar boshllëqe në tregun e punës, veçanërisht në sektorët ku kërkohet punë fizike ose e kualifikuar më pak. Për pasojë, një pjesë e punësuarve mbi 65 vjeç po rikthehen ose po zgjasin aktivitetin e tyre profesional për të mbuluar nevojat e tregut.
Ekspertët paralajmërojnë se balanca financiare e skemës së pensioneve do të përkeqësohet, duke kërkuar reforma të thella strukturore, të tilla si diversifikimi i burimeve të financimit dhe stimulimi i skemave private të pensioneve.
Rritja e aktivitetit ekonomik të të moshuarve mban gjallë konsumin dhe rrit bazën e të ardhurave të tatueshme dhe tregu i punës përfiton sidomos në sektorët kur ka mungesë dhe kërkesa për punëtorë është e vazhdueshme. Por nëse vendet e punës mbahen për më gjatë nga individë mbi 65 vjeç, të rinjtë përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi i punës duke shtuar presionin për emigrim./ Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Pesë kompani kanë ankimuar njëra pas tjetrës ditët e fundit një procedurë të Agjencis&...
TIRANË- Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të ar...
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 3...
TIRANË- Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit t&eum...
Foto Ilustruese Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrë...
TIRANË- Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me q&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë s...
TIRANË- Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevo...