Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së.
TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetirt) vitin e ardhshëm.
Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE.
Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027.
Nga 0.7 lekë për minutë që është aktualisht kjo tarifë, AKEP propozon që nga 1 marsi 2026 kjo tarifë të ulet në 0.3 lekë për minutë. Ulja parashikohet të vazhdojë me në etapë të dytë, në 0.15 lekë prej 1 shtatorit 2026 dhe të finalizohet në nivelin 0.07 lekë për minutë, në 1 mars 2027.
Në kushtet në të cilën ndodhet tregu i telefonisë fikse në vendin tonë, në mungesë të ndërtimit të modelit BU LRIC të pastër, AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifës mesatare në vendet e BE/rajonit (benchmark), me argumentin se gjendja e tregut të telefonisë fikse nuk e justifikon ngritjen e një modeloi të pastër të kostove.
AKEP konstaton një rënie e ndjeshme e trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në vite dhe të ardhurave respektive të sipërmarrësve të telefonisë fikse, si edhe një kërkesë gjithnjë e në rënie e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse, si rrjedhojë edhe e rritjes së përdorimit në masë të shërbimeve të telefonisë celulare.
Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri rezultonin 165 380 pajtimtarë të telefonisë fikse. Numri i tyre ka rënë për të gjashtin vit radhazi, me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e një dekade, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka rënë me 35%.
Sipas AKEP, tregu në vendin tonë karakterizohet nga një normë mjaft e ulët e penetrimit krahasuar me vendet e tjera në BE dhe rajonit. Për vitin 2024, ky tregues u rrit lehtë në 6.9%, por vetëm si pasojë e uljes së bazës së popullsisë nga të dhënat e Censit 2023.
Kjo normë mbetet shumë më e ulët krahasuar me mesataren botërore, që është rreth 11% si dhe me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ende ruan një normë përdorimi rreth 33%. Të dhënat konfirmojnë se rënia e pajtimtarëve nuk është një fenomen i përkohshëm, por një orientim afatgjatë i tregut drejt alternativave më fleksibël dhe bashkëkohore të komunikimit elektronik.
Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të aktivë të rrjeteve të telefonisë fikse është aktualisht 29./ Monitor.al
Foto Ilustruese Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrë...
TIRANË- Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me q&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë s...
TIRANË- Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevo...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave zyrtare...
Foto Ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë e...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime i...
Foto Ilustruese TIRANË- Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve t&eu...
Foto KOSOVË- Çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të v...
Foto TIRANË- Muaji i nxehtë i korrikut ka qenë pozitiv për kursimtarët si në lekë ashtu dhe në valutë. Në...