2 Shtator 2025, 08:02
Nga I.A
Foto Ilustruese
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2025 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 241 anëtarë, në rritje me 7.4% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet ende në nivele modeste. Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 6.5% të numrit të kontribuuesve në skemën publike të sigurimeve shoqërore.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 8.6 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë, në rritje me 9.7% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, nëse përfshijmë edhe fondet e mbyllura të pensionit, vlera totale e aseteve është ndjeshëm më e lartë, me afërsisht 13.9 miliardë lekë.
Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aktiveve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.
Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit 2023, ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.
Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor të kontributeve për pensione private është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.
Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Aktualisht, në tregun e pensioneve private janë aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 40.83% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Max Pension me 36.19%, Raiffeisen Pension me 10.51%, Albsig Pension me 9.77%, Smart Pension, me 1.44% dhe Sigal Pro Pension, me 1.27%.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Max Pension me 38.09% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.34%, Raiffeisen Pension, me 20.55%, Albsig Pension me 9.36%, Smart Pension, me 1.13% dhe Sigal Pro, me 0.52%./Monitor.al
amf
Ekonomi
1 Shtator 2025, 08:13
I.A
TIRANË- Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me q&eu...
Ekonomi
1 Shtator 2025, 08:10
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë s...
Ekonomi
1 Shtator 2025, 08:09
I.A
TIRANË- Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevo...
Ekonomi
31 Gusht 2025, 07:47
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave zyrtare...
Ekonomi
31 Gusht 2025, 07:40
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë e...
Ekonomi
31 Gusht 2025, 07:38
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime i...
Ekonomi
31 Gusht 2025, 07:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve t&eu...
Ekonomi
29 Gusht 2025, 17:31
N.F
Foto
KOSOVË- Çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të v...
Ekonomi
28 Gusht 2025, 15:33
N.F
Foto
TIRANË- Muaji i nxehtë i korrikut ka qenë pozitiv për kursimtarët si në lekë ashtu dhe në valutë. Në...
Ekonomi
25 Gusht 2025, 15:07
N.F
Foto
KOSOVË- Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vler...