LIVE UPDATES
Ekonomi

Paga maksimale rritet në 176.4 mijë lekë/muaj; 24 mijë të punësuar do paguajnë rreth 15 mln euro më shumë sigurime në vit

Si rrjedhojë, nga 1 Prilli, paga maksimale, që sot është 149,954 lekë, do të rritet po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

3 Mars 2023, 07:39 Nga DOSJA
Paga maksimale rritet në 176.4 mijë lekë/muaj; 24 mijë
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga 1 prilli paga minimale në vend do të bëhet 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që ishte deri tani, sipas vendimit të fundit të qeverisë, duke u rritur me 17.6%. Rritja e pagës minimale, automatikisht çon dhe në atë të pagës maksimale. Burime nga Ministria e Financave thanë për Monitor se raporti do të vijojë të mbetet i njëjtë, pra me të njëjtën përqindje që rritet paga minimale, më atë rritet dhe paga maksimale.

Si rrjedhojë, nga 1 Prilli, paga maksimale, që sot është 149,954 lekë, do të rritet po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

Ky nivel i ri i pagës maksimale do të sjellë automatikisht rritje të pagesës së sigurimeve shoqërore, që paguhen si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi.

Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, në total, për një individ që i paguan sigurimet për pagë maksimale, rritja e saj nga 1 prilli automatikisht do të sjellë pagesa 17.6% më të larta. Konkretisht, shuma totale e sigurimeve për pagën maksimale (që paguhet si nga punëdhënësi dhe nga punëmarrësi) do të jetë 43,222 lekë në muaj, nga 36,739 lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6,483 lekë më shumë (nga të cilat 3,969 lekë do i paguajë punëdhënësi dhe 2,514 punëmarrësi), shiko tabelën në fund.

Rritja e vazhdueshme e pagës minimale, e shoqëruar me atë të pagës maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore në fakt ka shtuar barrën fiskale te punonjësit me paga relativisht të larta, të cilët penalizohen edhe nga tatimi i lartë i pagës prej 23% mbi kufirin e 200 mijë lekëve (ky kufi u rrit nga 150 në 200 mijë lekë në prill të vitit të kaluar).

Ndërsa vitin e kaluar efekti i zgjerimit dy herë së pagës maksimale u kompensua disi nga rritja e kufirit të pagës që tatohet 23%, këtë vit rritja e pagës maksimale është kosto e shtuar, si për punëdhënësin, ashtu dhe për punëmarrësin.

Për rreth 24 mijë të punësuar do paguhen rreth 15 mln euro sigurime më shumë në vit

Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, në vend janë 23,862 të punësuar, që paguajnë sigurime për pagën maksimale aktuale prej 149,954 lekë. Nëse të gjithë ata do të paguajnë me pagën e re maksimale, shuma shtesë do të jetë rreth 115 milionë lekë (1.3) milionë euro) në muaj.

Për një vit, pagesa shtesë e sigurimeve, një pjesë e të cilave mbahet nga paga dhe pjesa tjetër derdhet nga punëdhënësi, luhatet në rreth 16 milionë euro (përllogaritjet janë bërë nga Monitor dhe janë të përafërta, pasi jo të gjithë këta të punësuar mund ta arrijnë nivelin e ri prej 176.4 mijë lekë në muaj).

Rritja e pagës minimale do të kompensohet për disa kategori

Rritja e pagës minimale do të sjellë një shtim të pagesave mujore të sigurimeve prej 1470 lekë në muaj (900 nga punëdhënësi dhe 570 nga punëmarrësi). Por, pjesa më e madhe e subjekteve që paguajnë punonjësit me pagë minimale do të kompensohen. Dy ditë më parë, ministrja e financave Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të subvencionohet elementi i rritjes së kostos shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për çdo punonjës me pagë minimale, që janë në listëpagesën e muajit dhjetor.

“Kjo ndihmë vjen në mbështetje të atyre bizneseve që kanë një numër të lartë punonjësish. Numri i përafërt që përfitojnë nga kjo masë është rreth 30 mijë persona. Kjo mbështetje do të jepet të gjithë subjekteve për të mbështetur koston shtesë gjatë gjithë vitit 2023. Është një politikë që do të ndiqet në vijimësi nga qeveria shqiptare edhe për vitet në vijim, për të gjitha rritjet të pagës minimale të cilat do të jenë më të larta se sa rritjet normale që kanë qenë të zbatuara vitet e kaluara”.

Marrë nga Monitor.al

paga minimale pagat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez