LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon rregullorja për interesin tavan të kredisë konsumatore, shtohet një interval i ri

Ndryshimet parashikojnë pezullimin e ndryshimeve për një vit në NEI-in maksimal për kreditë e vogla konsumatore, deri në shumën e 200 mijë lekëve. Kjo nënkupton se NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelin ku ndodhet aktualisht, 118.96%.

3 Mars 2023, 07:36 Nga DOSJA
Ndryshon rregullorja për interesin tavan të kredisë konsumatore,
Foto Ilustruese

TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”. Ndryshimet prekin treguesin e normës efektive maksimale të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë, pasi ka monitoruar zhvillimet e tregut, si dhe reagimet përkatëse, për një periudhë një vjeçare që nga publikimi i parë i NEI-t maksimal, me qëllim kalibrimin më të mirë të tij, si dhe në përshtatje me dinamikat e tregut, ka miratuar këto ndryshime që lidhen me mënyrën e aplikimit të NEI-t maksimal për kreditë shumë të vogla, si dhe shtimin e një intervali të ri të shumave të disbursuara të kredive konsumatore, për të cilin do të llogaritet NEI maksimal.

Ndryshimet parashikojnë pezullimin e ndryshimeve për një vit në NEI-in maksimal për kreditë e vogla konsumatore, deri në shumën e 200 mijë lekëve. Kjo nënkupton se NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelin ku ndodhet aktualisht, 118.96%.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është shtimi i një intervali të ri të shumave për llogaritjen e NEI-t maksimal. Me rregulloren e mëparshme, të miratuar në vitin 2021, NEI maksimal llogaritej për tre intervaleve të shumës së kredisë konsumatore, konkretisht për shumat deri në 200.000 lekë, për ato nga 200.001 deri në 2.000.000 lekë dhe 2.000.001 deri në 10.000.000 lekë. Me ndryshimet e miratuara këtë javë në rregullore, fasha e dytë (200 001 – 2 000 000 lekë) është ndarë në dy fasha të veçanta, e para në intervalin 200 001 – 600 000 lekë dhe e dyta mes 600 001 deri në 2 000 000 lekë.

Fashat e reja do të fillojnë të aplikohen që nga fillimi i javës së ardhshme. Prej datës 6 mars, për kreditë konsumatore me këste nga 200 001 deri në 600 000 lekë do të aplikohet NEI i ri maksimal, në nivelin 47.07%. Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë do të qëndrojë në fuqi niveli prej 23.63%, por që aktualisht është i vlefshëm për të gjithë fashën nga 200 001 deri në 2 000 000 lekë.

Ndryshimet në rregullore ishin kërkesa këmbëngulëse e institucioneve të mikrofinancës në vend. Sipas tyre, aplikimi i një fashe të vetme për NEI-n maksimal nga 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, e ekspozonte mikrofinancën ndaj një konkurrence të pabarabartë me sektorin bankar, që ka kosto më të ulët të sigurimit të fondeve, falë mundësisë për të pranuar depozita nga publiku. Ndërkohë, rritja e normave të interesit vitin e kaluar i vështirësoi më tej gjërat, sepse rriti koston e sigurimit të fondeve për institucionet mikrofinanciare, ndërsa NEI maksimal ka ardhur gjithmonë në ulje, sidomos për shkak të ndikimit të kredive konsumatore në këto shuma të dhëna nga bankat tregtare.

Sipas rregullores “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, NEI maksimal për kreditë konsumatore llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës.

NEI maksimal ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. NEI maksimal për kreditë konsumatore është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës