LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia në 2022, prodhimi dhe konsumi në rënie, importet rritje 35%

Ndërkohë hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.093 GËh nga 3.578 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 13,6 %.

3 Mars 2023, 07:35 Nga DOSJA
Energjia në 2022, prodhimi dhe konsumi në rënie, importet rritje
Foto Ilustruese

TIRANË- “Gjatë vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 5,8 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.003 Gwh nga 8.963 GWh energji të prodhuar në vitin 2021, duke shënuar një rënie të prodhimit me 21,9 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 44,2 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 0,7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.044 GWh nga 2.253 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35,1 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.123 GWh nga 2.800 GWh duke shënuar një rënie me 24,2 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Të dhënat tregojnë se në total hidrocentralet publike, në vitin 2022, prodhuan 3.859 GWh nga 5.344 GWh të prodhuar në vitin 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 27,8 %. Ndërkohë hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.093 GËh nga 3.578 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 13,6 %.

“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2022, ka arritur vlerën negative prej 921 GWh krahasuar me vitin 2021 ku kishte nje vlerë pozitive prej 548 GWh” vlerëson INSTAT.

Nga ana tjetër humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.658 GWh nga 1.785 GWh duke shënuar kështu një rënie me 7,1 %. Humbjet në transmetim janë ulur me 12,3 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 12,1 %. Humbjet në shpërndarje sipas shifrave zënë një peshë më të madhe, rreth 87,9 % të humbjeve në rrjet dhe janë ulur me 6,4 %, krahasuar me vitin 2021

Bie konsumi, më e theksuar pas fashës

Bilanci i energjisë tregon se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2022, arriti vlerën 6.266 GWh nga 6.630 GWh që ishte në vitin 2021.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5 %, duke arritur vlerën 3.075 GWh nga 3.090 GWh që ishte në vitin 2021, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 9,9 % duke arritur vlerën 3.191 GWh nga 3.540 GWh që ishte një vit më parë” thuhet në dokument.

Ndërkohë në analizën tremujore ajo që bie në sy është që në tremujorin e fundit kemi një rënie më të dukshme që duket se lidhet kryesisht me vendosjen e fashës 800 KWh.

Kështu në tetor-dhjetor 2022 përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u ul me 15,5 %. Përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 9,2 %, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 21,0 %.

Marrë nga Monitor.al

prodhimi i energjise

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez