LIVE UPDATES
Ekonomi

“Në Shqipëri vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë”- Analiza: Prapaskenat e “bllokimit” të Kadastrës

ASHK vlerëson se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra Shtetërore, vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë.

17 Shtator 2023, 08:47 Nga a.l
“Në Shqipëri vetëm 85% e pronave janë të
Foto ilustruese

Për agjentët imobiliarë, sistemi i ri i kadastrës për shqyrtimin e aplikimeve sipas algoritmit dështoi. Masa ishte e parakohshme, teksa u zbatua pa u përfunduar dixhitalizimi i dosjeve të pronave. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se nga muaji korrik po përballen me vonesa të gjata që kanë krijuar bllokim të shitjeve. Vonesat me aplikimet pranohen edhe nga noterët. Por për Agjencinë e Kadastrës Shtetërore, pas disa vonesave që u hasën në fillim, shërbimi është normalizuar. ASHK vlerëson se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra Shtetërore, vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë.

Nëse të nevojitet të paraqitesh në një zyrë noteriale për aplikim për shërbim te Kadastra, qoftë për nxjerrjen e një kartele të rifreskuar të pasurisë së paluajtshme apo për depozitim të kontratës së shitblerjes, noterët të paralajmërojnë se do të duhet të presësh mbi javë për kthim përgjigje. Noterët të shpjegojnë se vonesat po shkaktohen nga ndryshimi i sistemit për shqyrtimin e aplikimeve.

Pas datës 3 korrik, të gjitha aplikimet që bëhen nëpërmjet e-Albania dhe zyrave noteriale, sipas noterëve dhe agjentëve imobiliarë, grumbullohen në divizionin e quajtur “kulla e kontrollit” e krijuar nga Agjencia e Kadastrës Shtetërore (ASHK) që më pas përzgjidhen për shqyrtim sipas algoritmit për punonjës të ndryshëm nga rrethet.

“Kërkesa jote për rifreskim kartele mund të rastisë të shqyrtohet nga një punonjës nga Tropoja, për këtë arsye mund të vonojë më tepër se afati i përcaktuar prej dy javësh. Mund të aplikohet nëpërmjet shërbimit ‘fast’ (shërbim i shpejtë për të cilin paguhet dyfishi i tarifës) që në shumicën e rasteve nuk vonon”, pohoi një nga noterët e zyrave noteriale pranë Komunës së Parisit.

Drejtuesi i zyrës së shtypit të ASHK-së, z. Edmond Arizaj, tha për “Monitor” se arsyeja që u krijuan vonesa tek aplikimet e qy tetarëve ishte nga ndryshimi i sistemit për shqyrtimin e tyre. Z. Arizaj pohon se situata është normalizuar dhe afati për përgjigjet sipas llojit të shërbimit që kërkon qytetari varion nga 5 deri në 21 ditë, ndërsa shërbimet e sistemit “fast” janë të gjitha brenda 24 orësh.“Siç edhe është shpjeguar disa herë, riinxhinerizimi i sistemit në Kadastër, koha që ai kërkon të përsoset, sepse duhet kuptuar që sistemi nuk është kompjuter, makineri që merr komandën dhe vazhdon.

Janë njerëz, specialistë që kanë nisur të punojnë me një tjetër logjikë. Është një epokë e re në shërbimin ndaj qytetarit dhe në luftën kundër korrupsionit e mitmarrjes, që si çdo tranzicion, has edhe kundërshtinë e së vjetrës, që ndoshta tashmë sheh se formula ‘qeveria bën ligje, ne gjejmë shtigje’, nuk funksionon më. Sigurisht që ASHK kupton çdo ankesë, si nga ata që vërtet duan shërbimin shpejt dhe me cilësi, si nga ata që qajnë përfitimet e humbura, por kërkon sadopak mirëkuptim nga të parët, e mundësisht jo panik pa asnjë bazë. Gjithsesi, e rëndësishme është që sistemi vazhdon e çlirohet çdo orë që kalon”.

Ndërsa për njësinë e ngritur në kadastër si “kulla e kontrollit” dhe për funksionin e saj në ndihmë të procesit, z. Arizaj tha se kjo njësi nuk ekziston dhe se ASHK, si çdo institucion, ka auditin e saj të brendshëm.

Në lidhje me situatën e krijuar me aplikimet e ASHK-së më datë 19 korrik, edhe AKSHI sqaroi për “Monitor” skenarin e ri të trajtimit të tyre. “Pas 3 korrikut ka një skenar në sistem, siç u bë e ditur edhe nga kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Kryeministri Rama e bëri të qartë në daljen në konferencë se do të veprohet në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do të vijnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit. Nuk janë të gjitha të dhënat të dixhitalizuara, ndaj dhe shërbimet janë me kohë procesimi. Ndryshe do të dilnin dokumentet hipotekore si certifikata familjare. Ky fakt dihet”, sqaroi zyra e informimit nga AKSHI./Monitor

kadastra

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Shtator 2023, 07:59 a.l

Kosova mbushet me punëtorë të huaj

Foto ilustruese KOSOVË- Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë ka filluar t’u sjellë shumë telashe kompanive. Shumica...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj