LIVE UPDATES
Ekonomi

Paraja publike, vetëm për qëllime publike, dhe një shënim mbi TVSH në arsim

Diferenca e zhvillimit midis vendeve është shënuar pikërisht dhe nga këto konsiderata: vendet që kanë shërbime më të mira publike, kanë nivele më të larta të pagimit të taksave, gjë që mundëson një shërbim gjithnjë e më të mirë të infrastrukturës dhe institucioneve publike.

16 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B
Paraja publike, vetëm për qëllime publike, dhe një
Foto ilustruese

Financat publike kanë lindur si nevojë që vendet të ofrojnë disa të mira që kanë atributet e mallrave publike, krejt të ndryshme nga të mirat private, të cilat ofrohen në një mënyrë eficiente nga vetë tregu.

Diferenca e zhvillimit midis vendeve është shënuar pikërisht dhe nga këto konsiderata: vendet që kanë shërbime më të mira publike, kanë nivele më të larta të pagimit të taksave, gjë që mundëson një shërbim gjithnjë e më të mirë të infrastrukturës dhe institucioneve publike.

E kundërta me vendet që kanë shërbime më të dobëta publike: gatishmëria e qytetarëve për të paguar më shumë taksa bie, dhe bashkë me të, dhe aftësia e vendit për të përmirësuar ofrimin e këtyre shërbimeve.

Kjo bën pastaj që vendet me shërbime më të mira, të shërbejnë si magnet që tërheq profesionistë nga vendet në zhvillim. Në këtë rast, investimet publike në vendet në zhvillim shërbejnë si një eksternalitet pozitiv për vendet e zhvilluara.

Arsimi dhe shëndetësia në Shqipëri marrin vetëm 3.2% dhe 3.1% të PBB-së, përkatësisht, duke shënuar një nivel dukshëm më të ulët krahasuar edhe me ekonomitë e vendeve fqinje.

Mbështetja e dobët financiare, duke i shtuar dhe problemet serioze të keqmenaxhimit të të dy sektorëve, janë mjaftueshëm për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhen këto dy fusha me rëndësi kritike; arsimi dhe shëndetësia janë infrastruktura kritike e zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi.

Ligji i arsimit të lartë, me gjithë mangësitë, kishte vendosur disa parime të rëndësishme për deklarimin e prioriteteve dhe mbështetjen me përparësi të atyre programeve dhe profesioneve që janë nevojë kombëtare.

Programi i bursave pastaj do të ishte instrumenti që mundëson arritjen e objektivave publike: kushdo që përfiton nga fondet publike, duhet të plotësojë disa detyrime, që synojnë kthimin mbrapsht të investimit publik.

Fatkeqësisht, asnjëherë nuk u realizua kostimi i formimit të një profesioni: sa i kushton shoqërisë formimi i një ekonomisti, një juristi, një mjeku, një inxhinieri, etj. Apo në mjekësi, sa kushton një operacion apendiciti, për shembull, apo trajtimi i një sëmundjeve të caktuar.

Kostimi është baza e ndërtimit të politikave të financimit të sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë. Në thelb, kostimi luan atë rol që luajnë çmimet në ekonominë e tregut: janë sinjali bazë që ndikon në alokimin e burimeve në ekonomi, që ushqen pastaj konkurrencën midis ofruesve të shërbimeve, etj.

Shoqëria mund të vendosë pastaj të bëjë zgjedhjet e saj më të përshtatshme, nëse paraja të ndjekë studentin dhe prindin, apo të ndjekë institucionin.

Por ky është një debat tjetër, që nuk ka lidhje me çështjen themelore: atë të kostimit të shërbimit. Sot, për shembull, ne nuk dimë sa kushton një operacion x, dhe me të drejtë dikush mund të thotë se jemi viktima të një sektori privat shfrytëzues dhe amoral.

Por nëse do të kishte një tarifë shtetërore për atë operacion, atëherë ky do të ishte një sinjal i fortë konkurrence edhe për sektorin privat, dhe bashkë me të, kjo do të kishte ndikim të fortë edhe në cilësinë e shërbimit.

Por fatkeqësisht në Shqipëri, kemi krijuar një klimë konfliktuale midis sektorëve publikë dhe privatë, pasi këndvështrimi ka qenë shumë i ngushtë: përse duhet të marrë para publike sektori privat. Rezultat i kësaj qasjeje konfliktuale është diskriminimi sistematik i sektorit privat arsimor.

Sot, institucionet private të arsimit të lartë, paguajnë kontributet suplementare për statusin e profesorit me një normë tatimore dy herë më të lartë se institucionet publike.

Dhe për ta vazhduar thellimin e diskriminimit, po tentohet të prezantohet sërish TVSH vetëm për sektorin arsimor privat. Edhe për këtë çështje, kolegët Ermal Hasimja dhe Jetmir Aliçka kanë shkruar gjerësisht me argumente se përse kjo do të ishte një politikë e gabuar.

Mendoj se është thellësisht e gabuar si qasje, ndaj një sektori që përpiqet të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të kapitalit njerëzor në vend. Për më tepër, problemet e zhvillimit të burimeve njerëzore vetëm sa do të përkeqësohen edhe më shumë në të ardhmen dhe shoqëria do të dalë e humbur.

Me shpresën se do të fitohen 5 lekë më shumë në arkën e shtetit sot, në fakt do të vrasim perspektivën.

Vendet e zhvilluara e konsiderojnë sektorin privat të ofrimit të edukimit, përfshirë dhe institucionet e arsimit të lartë, si pjesë integrale e sistemit të shërbimeve publike në arsim. Prandaj dhe, jo vetëm që nuk diskriminohen, por mbështeten drejtpërdrejt me fonde qoftë për kërkimin shkencor, mësimdhënie, studentët e ekselencës, etj.

Është thellësisht i gabuar perceptimi se në sektorin privat studiojnë individë që vijnë nga familjet me të ardhura të larta. Në fakt, fëmijët e këtij grupi social i gjen në universitetet e Perëndimit, dhe kjo e bën Shqipërinë vendin me numrin më të lartë të studentëve për frymë të popullsisë, që studiojnë jashtë vendit.

Në auditorët tanë vijnë studentë kryesisht nga shtresat e mesme, por me sistemin e bursave, një pjesë e madhe e tyre vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.

Aftësia për të paguar dhe një taksë shtesë prej 20% është përtej çdo mundësie ekonomike.

Aq më tepër kur klasa e mesme është holluar dhe po fiket, edhe si pasojë e politikës së progresivitetit tatimor, por dhe nga nivelet e larta të zhvlerësimit të pagave reale që po ndodh në mënyrë sistematike gjatë dy viteve të fundit. I bashkohem thirrjes së kolegëve të tjerë që këto nisma duhet të mendohen më realisht dhe të vendosen në një perspektivë më afatgjatë./MONITOR

para publike tvsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj