Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Banka qendrore, e cila tani ka rritur kostot e huamarrjes për herën e 10 radhazi 10, la të kuptohet se mund të mos ketë më nevojë të rrisë më tej normat, megjithëse tha se mbetet e varur nga të dhënat.

Banka Qendrore Europiane rriti sërish normën e interesit me 25 pikë përqindje në 4%, niveli më i lartë që nga fillimi i monedhës euro në 1999.
“Inflacioni vazhdon të bjerë, por ende pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë. Këshilli Drejtues është i vendosur të sigurojë që inflacioni të kthehet në objektivin e tij afatmesëm prej 2% në kohën e duhur. Për të përforcuar progresin drejt objektivit të tij, Këshilli Drejtues vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit të BQE-së me 25 pikë bazë”, thuhet në njoftim e BQE.
Banka qendrore, e cila tani ka rritur kostot e huamarrjes për herën e 10 radhazi 10, la të kuptohet se mund të mos ketë më nevojë të rrisë më tej normat, megjithëse tha se mbetet e varur nga të dhënat.
“Normat kryesore të interesit të BQE-së kanë arritur nivele që, të mbajtura për një kohëzgjatje mjaft të gjatë, do të japin një kontribut të konsiderueshëm në kthimin në kohë të inflacionit në objektiv. Këshilli Drejtues do të vazhdojë të ndjekë një qasje të varur nga të dhënat për të përcaktuar nivelin e duhur dhe kohëzgjatjen e kufizimit”, thuhet në vendim.
Eurozona në tërësi e ka shmangur recesionin deri më tani, por Gjermania, ekonomia më e madhe e saj ka pësuar tkurrje. Nuk janë vetëm normat më të larta të interesit që po rëndojnë aktivitetin ekonomik. Një tjetër faktor ishte edhe frika nga mungesa e gazit natyror pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Po kështu është edhe dobësia në Kinë, ku mbështetet shumë industria prodhuese e Gjermanisë.
Në të njëjtën kohë, norma e inflacionit në Eurozonë qëndron në 5.3%, ende shumë larg mbi objektivin prej 2% të BQE-së. Edhe pse ka renë nga kulmi prej 10.6% në tetor, parashikohet të vijojë në këto nivele për disa kohë.
Komisioni Europian në fillim të kësaj jave uli parashikimet për zgjerimin ekonomik dhe tha se inflacioni do të vazhdojë të jetë mesatarisht më shumë se 3% në vitin 2024./MONITOR
Foto Ilustruese BRUKSEL- Normat e interesit të Eurozonës janë rritur në një rekord të lartë nga Banka Qendrore Evropiane...
foto ilustruese SHQIPËRI- Vendimet e grave të arsimuara për të investuar në karrierën e tyre, në mënyrë që...
foto ilustruese SHQIPËRI- Shqipëria kishte numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE në 6-mujorin e parë ...
Banka Qendrore Europiane (ECB kritikoi të mërkurën taksën e propozuar të qeverisë italiane mbi fitimet e papritura të banka...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet e paralajmëruara në ...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të çime...
foto ilustruese TIRANË- Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve, p...
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për rinovimin e dy licencave për kompaninë turke Ayen dhe një për Korporatë...
Numri i personave me pagë të deklaruar në sigurimet shoqërore arriti në 734,823 persona në tremujorin e dytë të vitit ...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008...