7 Qershor 2022, 07:19
Nga A.B

Pas projektit të sektorin e ujit, një kërkese për mbrojtjen sociale dhe jetesën e pavarur të personave me aftësi të kufizuar, një tjetër projekt i qeverisë ka mbërritur pranë Bankës Botërore duke kërkuar një financim prej të paktën 70 milionë dollarësh.
Banka zbardhi rishikimin përmbledhës të konceptit social dhe mjedisor, duke dhënë edhe detaje se ku konsiston projekti “Rezistenca klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë”.
“Projekti i propozuar (CRAD) do të funksionojë përmes një qasjeje të integruar që kombinon promovimin konkurrushëmrisë në sektorin agro-ushqimor me rritjen e elasticitetit klimatik dhe një rritje më të qëndrueshme. Projekti i propozuar do të përfshinte katër komponentët e mëposhtëm. Komponenti 1 do të fokusohet në forcimin e zinxhirëve të vlerës agroushqimore dhe skemat e përzgjedhura të ujitjes dhe kullimit për prodhim bujqësor me vlerë të lartë.
Projekti do të mbështesë investimet në zinxhirin e vlerës përmes skemës së granteve për të përmirësuar produktivitetin, sigurinë ushqimore, gjurmueshmërinë, cilësinë, shtimin e vlerës dhe lidhjet e tregut brenda nënsektorëve të ndryshëm për të rritur elasticitetin e tyre dhe konkurrueshmërinë drejt rritjes së aksesit në tregun vendas dhe eksporteve, si dhe krijimi i vendeve të punës, të ardhura të përmirësuara për përfituesit dhe rritje të mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në sektorin rural” thuhet në dokument.
I njëjti vlerëson se prodhimi bujësor me vlerë të lartë kërkon siguri dhe fleksibilitet të shërbimit të ofrimit të ujitjes.
Forcimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit lejon fermerët të rrisin rendimentin e të korrave, të ndryshojnë modelet e të mbjellave, të rrisin intensitetin dhe në mënyrë të konsiderueshme të përmirësojnë edhe të ardhurat e fermës.
Komponenti 2 sipas projektit do të mbështesë investimet dhe forcimin institucional për të adresuar dobësitë që lidhen me pajtueshmërinë dhe mekanizmat e kontrollit sa i takon standardeve të sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.
“Projekti do të ofronte mbështetje për rritjen e kapaciteteve institucionale nëpërmjet krijimit të Postave të Inspektimit Kufitar, faciliteteve të karantinës, rritja e kapacitetit laboratorik dhe testues, etj,” vlerësohet në përmbledhjen sociale dhe mjedisore, publikuar nga BB.
Komponenti 3, sipas raportimit, do të ofrojë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve moniturese në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të komunave për të rritur aftësinë për të matur dhe analizuar ndikimet e politikave bujqësore.
Komponenti 4 është një komponent i reagimit emergjent, për të mbështetur gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj fatkeqësive, emergjencave dhe/ose katastrofave, sipas nevojës.
Bordi i Bankës pritet që ta marrë në shqyrtim këtë projekt në fillim të vitit të ardhshëm duke i hapur kështu rrugë më pas zbatimit nëse miratohet financimi i kërkuar prej 70 milionë USD. /MONITOR
Ekonomi
7 Qershor 2022, 07:10
A.B
bare
Finalja e ndeshjes së Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë nuk solli përfitime ekonomike për loka...
Ekonomi
7 Qershor 2022, 07:02
A.B
Globalizimi i teknologjisë ka rritur numrin e bizneseve shqiptare që ofrojnë shërbime të Teknologjisë së Informacionit (IT)...
Ekonomi
7 Qershor 2022, 07:01
A.B
Euro
Në datë 3 qershor, Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e saj të tretë vjetor të blerjes së valutës p&eum...
Ekonomi
7 Qershor 2022, 07:01
A.B
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve miratoi më 5 prill statusin e investitorit strategjik për “Marina Hills”, një p...
Ekonomi
6 Qershor 2022, 21:35
Foto ilustruese
Top Channel ka siguruar draftin e ri me disa ndryshime dhe mëson se ky është një ndër propozimet që po ...
Ekonomi
6 Qershor 2022, 07:09
Në dy vitet e fundit, konkurrenca në tregun e shërbimeve celulare është ashpërsuar, e shoqëruar me fushata marketingu q&eum...
Ekonomi
6 Qershor 2022, 07:09
Çmimi i lartë i shitjes së vajit të lulediellit deri në 400 lekë ka shtuar ndjeshëm në këtë periudhë ...
Ekonomi
6 Qershor 2022, 07:05
Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrain&...
Ekonomi
5 Qershor 2022, 07:03
Kërkesa e lartë nga shtetas të huaj ka rritur 40-60% çmimet e apartamenteve ekzistuese nga Shkëmbi i Kavajës, Lungomare e deri...
Ekonomi
4 Qershor 2022, 07:21
Foto ilustruese
Nga Dorina Azo
Pas rimëkëmbjes së sektorit në vitin 2021, prodhuesit e birrës shqiptare po vuajnë edhe val&e...